Shkollë super moderne në Çento

“Nuk është private, shtetërore është” kështu u flasin arsimtarët prindërve të habitur të nxënësve të regjistruar në klasën e parë në Shkollën nëntëvjeçare “25 maji” në lagjen e Shkupit, Çento.

Shkolla është digjitale, të gjitha klasat, të gjitha kabinetet nga klasa e parë deri në të nëntën, janë të pajisura me tabela smart ose të mençura. Procesi arsimor zhvillohet në standardet më të larta botërore, kurse kjo i motivon edhe mësuesit edhe nxënësit që të arrijnë rezultate më të mira.

Është rikonstruktuar nëpërmjet projektit për rehabilitim të shkollave të mesme dhe nëntëvjeçare. Në rinovimin e “25 Majit” janë investuar rreth 415 milionë euro, prej të cilave 300 milionë janë mjete nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt përfshin ndërtimin dhe pajisjen e 70 sallave shkollore sportive dhe rehabilitimin e mbi 60 shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme nëpër Republikën e Maqedonisë, kurse Bashkimi Evropian ka veçuar për të 42,5 milionë euro nga fondet e veta. Me këtë projekt bëhet ndryshimi i çative, dritareve dhe dyshemeve të vjetra, riparohen objektet sanitare dhe kryhet meremetim i sistemit elektrik dhe atij të ngrohjes.

Сите објави од: Artikuj Eureka

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој