Detyrat që i ndërmori Ministria e Punëve të Brendshme në suazat e Planit 369  dhe qëndrimet e Pribes janë plotësuar deri në fund, por me këtë nuk kanë përfunduar reformat në polici. Një nga prioritetet e MPB-së lidhet me reformën e shërbimit të zbulimit, e cila është zbatuar pjesërisht. Nga gjashtë masat e parapara, tri janë plotësuar tërësisht, kurse tri janë në fazë të përparuar, kurse nga qeveria theksojnë se do të përfundohen në afatin e paraparë.

Fillimi i diskutimit inkluziv në Kuvend për përzgjedhje të modelit për reforma në sistemin e ndjekjes së komunikimeve është masë e cila ka përfunduar dhe e obligon drejtorin e DSK-së që të marrë pjesë rregullisht në seancat e trupave mbikëqyrës në Kuvend, kurse pritet dhe një debat gjithëpërfshirës mbi këtë temë.

Pikërisht fusha “ndjekje e komunikimeve” është njëra nga rekomandimet kryesore që i dha grupi ekspert i BE-së  dhe ajo është “DSK-ja nuk duhet të ketë qasje të drejtpërdrejtë në pajisjen teknike e cila mundëson reflektim të sinjalit të komunikimit, përkatësisht të a.q. the proprietary switches (ndërprerës personalë) duhet të vendosen në hapësirat e operatorëve të telekomunikacionit. Operatorët duhet t’i aktivizojnë dhe drejtojnë sinjalet tek organet kompetente (Polici, Drejtori Doganore dhe Polici Financiare) ose tek organet e sigurisë (DSK, Agjencia e Zbulimit dhe Njësia për siguri ushtarake dhe kundërzbulim në Ministrinë e Mbrojtjes) vetëm pas marrjes së urdhrit relevant gjyqësor dhe vetëm për qëllime të përgjimit ligjor. Nën çfarëdo lloj rrethanash, DSK-ja nuk duhet të ketë mundësi praktike që të marrë drejtpërdrejt komunikacionet”.    

Sipas Pribes, shkaqet për “bombat” qëndrojnë në përqendrimi i fuqisë te shërbimi nacional i sigurisë (DSK) dhe në keqpërdorimin e mekanizmit të mbikëqyrjes të DSK-së.

Pikërisht DSK-ja, sipas BE-së, nuk duhet të punojë jashtë mandatit të vet ligjor në emër të pushtetit që t’i kontrollojë mbartësit e funksioneve të larta në administratën publike, prokurorinë, gjykatësit dhe kundërshtarët politikë, si rrjedhim përzihet në pavarësinë e gjyqësorit dhe institucioneve të tjera nacionale. Në aspektin e pajisjes teknike, DSK-ja nuk duhet të lejohet të ketë monopol mbi përdorimin e pajisjes për ndjekje në zbulim dhe në hetimet penale.

 

 

Сите објави од: Artikuj Eureka

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој