Cili është fitimi për bujqësinë Maqedonase nga anëtarësimi në BE?

Cili është fitimi për bujqësinë Maqedonase nga anëtarësimi në BE?

Me hyrjen në BE, Maqedonia do ta zbatojë politikën e përbashkët bujqësore të BE-së, qëllimi i të cilës është sigurimi i të hyrave stabile për bujqit, ruajtjen e trashëgimisë rurale dhe sigurimi i çmimeve të pranueshme dhe prodhimeve cilësore. Meqenëse me hyrjen në BE nuk do të ketë më kufij, dogana dhe tarifa të tjera, bujqit e Maqedonisë do të kenë qasje të lirë në tregun e vetëm të BE-së prej 508 milionë konsumatorësh.

Maqedonia do të shfrytëzojë marrëveshje të autorizuara tregtare, regjime pa doganë dhe unione doganore me shtetet me të cilat BE-ja ka bashkëpunim, kurse do të jetë pjesë e Zonës ekonomike evropiane dhe do të jetë pjesë e tregut të vetëm midis shteteve anëtare të BE-së, Norvegjisë, Lihtenshtejnit dhe Islandës. Të gjitha këto shtete përbëjnë tregje të reja potenciale për eksport dhe ofrojnë mundësi të reja për prodhuesit maqedonas.

Me hyrjen në BE, frutat dhe perimet nga Maqedonia do të arrijnë në TREGUN EVROPIAN prej mbi 500 milionë konsumatorësh.