A do të rriten rrogat dhe a do të rritet standardi?

A do të rriten rrogat dhe a do të rritet standardi?

Me aderimin në tregun e përbashkët dhe te fondet investuese dhe strukturore dedikuar shteteve anëtare të BE-së do të hapen mundësi të reja për firmat e Maqedonisë si edhe vende të reja pune. Është reale të pritet zmadhimi i rrogave në Maqedoni, por gjithashtu, është e arsyetueshme të pritet edhe rritje e standardit.

Përvojat e shteteve anëtare të BE-së nga Evropa Qendrore, por në përgjithësi, të shteteve të reja anëtare në BE dëshmojnë përparim ekonomik, rritje të PBV-së, zmadhim të eksportit dhe hapje të vendeve të reja të punës, kështu që shkallë-shkallë do të zvogëlohen dallimet midis shteteve anëtare. Për ilustrim PBV i Bullgarisë, nga vitin 2007  deri në vitin 2017 është zmadhuar me 55,41%, kurse eksporti i mallrave dhe shërbimeve nga viti 2007 deri në vitin 2017 është zmadhuar me 96,8%. Si rezultat i pjesëmarrjes në masat e Fondit evropian social në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2014 në Bullgari do të mundësohen mbi 130.000 punësime të reja.