A do të mund të mjekohemi në BE?

A do të mund të mjekohemi në BE?

Qytetarët e Maqedonisë, si qytetarë të shtetit anëtar të barabartë, do të kenë të drejtë të mjekohen në cilindo shtet anëtar të BE-së, kurse shpenzimet për mjekim do të mbulohen nga shteti i tyre. Këtu nënkuptohen të gjitha shërbimet shëndetësore: diagnostika, tretmani, dhënia e medikamenteve etj. Në praktikë, do të lehtësohet mjaft procedura për miratim të mjekimit jashtë shtetit për pacientët për të cilët nuk ekziston tretman përkatës në Maqedoni, megjithatë për herë të parë do të mundësohet mbulim i shpenzimeve për mjekim jashtë shtetit për shërbime shëndetësore të cilat bëhen në Maqedoni, por për to kërkohet kohë e gjatë për pritje, ose për shkak të specifikave të caktuara shëndetësore pacientët nuk kanë mundësi t’i shfrytëzojnë.

Gjithashtu, është e rëndësishme që për herë të parë mundësohet mbulim i shpenzimeve për diagnostiko në një shtet tjetër për personat për të cilët për një periudhë të gjatë nuk mund të vendoset diagnoza, përkatësisht për personat me sëmundje të rralla.