HYRJA

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BA) kanë përgjegjësi primare që ta organizojnë sistemin e mbrojtjes shëndetësore dhe të sigurojnë shërbime shëndetësore dhe mbrojtje mjekësore dhe kujdes për qytetarët e vet. Politikat shëndetësore të BE-së shërbejnë që t’i përmbushin politikat shëndetësore nacionale dhe të sigurojnë se të gjitha shtetet anëtare do të përfshijnë në mënyrë adekuate mbrojtjen shëndetësore në politikat e veta.

Në këtë drejtim, politikat dhe aksionet e BE-së në fushën e shëndetësisë i kanë këto qëllime:

  • ta mbrojnë dhe ta përparojnë shëndetin e të gjithë qytetarëve të Bashkimit Evropian,
  • ta ndihmojnë modernizimin e infrastrukturës shëndetësore dhe
  • ta përmirësojnë efikasitetin e sistemeve shëndetësore në Evropë.

Që të realizohen këto qëllime, BE-ja miraton legjislativë në raport me shëndetësinë, e cila është e obligueshme për shtetet anëtare dhe strategji shumëvjeçare për shëndetin, të cilat i përmbajnë drejtimet dhe mundësitë për mbledhjen e mjeteve për shtetet anëtare të BE-së. Politikën/strategjinë shëndetësore të Bashkimit Evropian e zbatojnë institucionet në BE, shtetet, pushtetet rajonale dhe lokale, si dhe grupet e tjera të interesuara.

SFIDA

1)Politika shëndetësore dhe financimi. Politikat në shëndetësi në Maqedoni shpesh miratohen pa vlerësim përkatës të gjendjeve dhe prandaj nuk përputhen me nevojat reale të qytetarëve. Buxheti për shëndetësinë nuk është progresiv dhe nuk është zhvillimor, kurse njëkohësisht nuk i plotëson kriteret për shfrytëzim të mjeteve maksimale në dispozicion, si as parimet për mosdiskriminim dhe qasje të barabartë të të gjithë qytetarëve te mbrojtja shëndetësore. Praktikë e rregullt është që gjatë vitit të shkurtohen mjetet tashmë të alokuara dedikuar programeve shëndetësore, që rezultojnë me faktin që një pjesë e madhe e politikave shëndetësore të mos jenë të buxhetuara në mënyrë përkatëse, kurse politikat shëndetësore të mos zbatohen në përputhje me atë që është planifikuar. Kjo gjendje ka ndikim negativ mbi grupet e lëndueshme të popullatës, siç janë gratë, nënat dhe fëmijët, romët, personat që jetojnë me sëmundje të rralla dhe disa grupe të popullatës.

2) Sistemi shëndetësor. Sistemi shëndetësor në vendin tonë nuk mund ta japë mbrojtjen e nevojshme shëndetësore. Për shkak të mungesës së shërbimeve të caktuara shëndetësore për mjekim në vitin 2017, 327 qytetarë kanë dorëzuar kërkesë për mjekim jashtë shtetit në Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH), 219 personave u është miratuar mjekimi shëndetësor, kurse shpenzimet i mbart FSSH-ja.  Sipas rregullativës maqedonase, jashtë shtetit mund të miratohet mjekim vetën, kurse jo dhe diagnostiko, që u nevojitet sidomos personave me sëmundje të rralla, personave të cilët janë të sëmurë me sëmundje me shkallë të ulët të shpeshtësisë, si dhe prej sëmundjeve komplekse. Tek këta persona, me muaj, kurse në raste të caktuara por ndonjëherë edhe me vite, nuk mund të vendoset diagnoza, kështu që shkatërrohet theksueshëm shëndeti dhe cilësia e jetës, kurse raste të caktuara dhe me pasoja fatale.

Në shtetin tonë nga pavarësia dhe deri sot nuk u vendos mjet cilësor dhe i qëndrueshëm për planifikim dhe parashikim të fuqisë punëtore në shëndetësi. Prandaj nëpër vite nuk ka ekzistuar shpërndarje përkatëse e edukimit të nevojshëm të kuadrit mjekësor (specializime për doktorë, edukime për akusheret etj.) as punësime të kuadrit mjekësor në përputhje me nevojat. Kështu sot kemi një numër të pamjaftueshëm të kuadrit mjekësor, sidomos mungojnë doktorë të këtyre specializimeve: gjinekologji dhe akusheri, pediatri, urologji, anesteziologji, patologji etj. Është evidente edhe mungesa e akushereve, si dhe infermiereve. Mandej, mosha mesatare e doktorëve specialistë është mjaft e lartë, kështu që për një periudhë prej pesë vjetësh një pjesë e madhe e tyre do të kalojnë në pension. Problem tjetër serioz në Maqedoni është edhe largimi i kuadrit mjekësor, kështu që në shtat vitet e kaluara 1207 mjekë e kanë lëshuar shtetin. Nëse nuk ndërmerren masat përkatëse, për një kohë të shkurtër sistemi shëndetësor në Maqedoni do të ballafaqohet me një mungesë serioze në kuadër shëndetësor.

Te ne nuk ekziston sistem për vlerësim të performancave të sistemit shëndetësor, kështu ai nuk ka të dhëna përkatëse për vlerësimin e performancave dhe për nevojat e përparimit.

Statistika shëndetësore në Maqedoni ballafaqohen me një sërë sfidash, nga mungesa e regjistrave për sëmundjet kronike dhe deri te mungesa e një sistemi të unifikuar për mbajtjen, përpunimin dhe analizën e të dhënave që mblidhen në sistemin shëndetësor. Probleme shtesë janë edhe numri i pamjaftueshëm i të dhënave që mblidhen, si dhe sigurimi i cilësisë së të dhënave që mblidhen.

3) Përparimi i shëndetit popullatës (shëndeti publik). Politikat shëndetësore për përparimin e shëndetit publik, shpesh nuk bazohen në nevojat reale dhe për to nuk alokohen mjete përkatëse buxhetore, prandaj ato nuk zbatohen sipas planifikimit. Rreth 50% e grave në moshë reproduktive dhe 16% e fëmijëve në moshë nën 5 vjet janë mbi peshën trupore të lejuar, që flet për ushqim jopërkatës dhe aktivitetin e pamjaftueshëm fizik. Në Maqedoni ka rreth 700.000 duhanpirës (35%  e popullatës), mbi 60.000 persona janë të varur nga alkooli, kurse rreth 300.000 persona kanë probleme shëndetësore lidhur me alkoolin. Alkooli është problem edhe për popullatën e re; pothuajse 40% e nxënësve nga mosha 16 vjeçare kanë konsumuar alkool të paktën njëherë në muajin e fundit, kurse 25% e nxënësve kanë konsumuar më tepër se pesë pije alkoolike përnjëherë.

4) Prodhimet dhe substancat farmaceutike me prejardhje njerëzore, duke përfshirë edhe transplantimin e indit dhe të organeve. Problemi kryesor është se në Maqedoni gjendja me transplantimin e indit dhe të organeve është në një nivel të pakënaqshëm, edhe pse një numër i madh personash kanë nevojë për transplantim. Në raport me cilësinë prodhimeve farmaceutike në Maqedoni ka legjislativë përkatëse dhe trupa rregullatorë të cilët e garantojnë cilësinë e këtyre prodhimeve. Megjithatë, shumë të shpeshta janë ankesat në lidhje me cilësinë e prodhimeve të caktuara farmaceutike nga personat të cilët marrin terapi kronike. Përkundrejt kësaj, shumë rrallë paraqiten veprime të padëshiruara nga prodhimet farmaceutike, si nga nëpunësit shëndetësorë ashtu edhe nga pacientët.

5) Integrimi i romëve dhe përparimi i shëndetit të romëve. Një pjesë e vogël e Planit të parë nacional për shëndetin e romëve për periudhën 2005-2014 është zbatuar në praktikë, që para së gjithash lidhet me alokimin e pamjaftueshëm të mjeteve për zbatim të Planit nacional aksionar të romëve.  Në vitin 2014 janë miratuar Strategji për romët (2014-2020) si dhe Plani i ri aksionar nacional për romët (2015-2020). Nga viti 2015 deri më sot është realizuar vetëm një pjesë e vogël e Planit dhe përsëri nuk alokohen mjete të mjaftueshme për zbatimin e tij. Si rezultat i kësaj, romët ballafaqohen ende me rezultate shëndetësore të papërshtatshme dhe me një shkallë më të lartë të diskriminimit në sistemin e mbrojtjes shëndetësore për dallim nga popullata tjetër. Treguesi më përkatës për këtë gjendje është fakti se jetëgjatësia e romëve mesatarisht është dhjetë vjet më e shkurtër se popullata tjetër.

FAKTE PËR BE-në

Të dhëna krahasuese mbi gjendjen dhe sfidat në shëndetësinë e BE-së në tërësi, në shtete të veçanta nga rajoni ynë (Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia) dhe profili shëndetësor në Maqedoni në krahasim me gjendjet në BE

Të dhënat e fundit mbi gjendjen në shëndetësinë në BE dhe në shtetet anëtare të saj flet për një sërë sfidash me të cilat ata ballafaqohen në sigurimin e mbrojtjes përkatëse, shëndetësore dhe të përshtatshme në kohë. Për shkak të tejkalimit të sfidave të përbashkëta dhe individuale, nga viti 2016 Komisioni Evropian, në bashkëpunim me  Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZH) dhe Observatorin Evropian për Sisteme dhe Politika Shëndetësore, ndërmori iniciativë e cila u mundëson krijuesve të politikave, aktorëve dhe grupeve  të interesuara dhe punonjësve në shëndetësi, të kenë mbikëqyrje në të dhënat faktive, krahasuese për gjendjet shëndetësore dhe funksionimin e sistemeve shëndetësore në shtetet e BE-së.

Si rezultat i kësaj iniciative janë përgatitur shumë raporte, prej të cilave Shëndeti në pamje të parë: Evropë, përgatitur nga OBEZH (versioni i nëntorit 2016), i cili jep mbikëqyrje në gjendjet në shëndetësinë në BE. Gjithashtu, janë përgatitur 28 profile mbi gjendjen shëndetësore të çdo shteti anëtar, të cilat japin mbikëqyrje në kontekstin individual dhe në specifikat e çdo shteti në BE dhe i vlerësojnë gjithashtu anët e fuqishme dhe sfidat në sistemet e tyre shëndetësore. Është përgatitur edhe Raporti për shoqërues, i shpallur së bashku me profilet për gjendjen shëndetësore në shtet, i cili i nxjerr përfundimet, i lidh prioritetet e përbashkëta të politikës në shtetet e BE-së dhe e hulumton spektrin e mësimit të ndërmjetëm midis shteteve anëtare. Në fund të ciklit dyvjeçar, pushtetet shëndetësore në shtetet e BE-së mund të kërkojnë takime/bashkëpunim të përbashkët me ekspertët nga kjo iniciativë me qëllim që të kuptohen më mirë gjetjet dhe, që është edhe më e rëndësishme, t’u përgjigjen në mënyrë përkatëse sfidave.

1) Gjendjet në BE

Të dhënat për gjendjet në BE tregojnë tri përfundime kryesore dhe intervenime të nevojshme me qëllim që të sigurohet mbrojtja e nevojshme shëndetësore dhe kujdesi, dhe kjo:

  • Nevojitet parandalim më efektiv dhe kujdes cilësor që të arrihen fitimet e mëtejshme për shëndetin e popullatës dhe zvogëlimin e pabarazive shëndetësore në shtetet në BE. Jetëgjatësia në shtetet anëtare të BE-së është zmadhuar për më tepër se gjashtë vjet nga viti 1990, përkatësisht prej 74,2 vjetësh në vitin 1990 në 80,9 vjet në vitin 2014, por megjithatë pabarazitë midis shteteve anëtare  ekzistojnë dhe në suazat e secilit prej tyre. Përparim i theksuar është arritur në zvogëlimin e konsumit të duhanit në shumicën e shteteve të BE-së nëpërmjet fushatave për ngritjen e vetëdijes publike, normativës dhe tatimimit. Megjithatë, një në pesë persona të rritur në BE vazhdojnë të pinë duhan çdo ditë. Një në pesë persona të rritur në shtetet e Be-së kanë paraqitur në vitin 2014 kanë kryer konsum të rëndë/tej mase të alkoolit minimum një herë në muaj. Dhe një në gjashtë persona të rritur në shtetet e BE-së janë mbi peshën e duhur në vitin 2014, për dallim nga viti 2000 kur me këtë problem është ballafaquar një në nëntë persona. Cilësia e kujdesit në përgjithësi është përmirësuar në shumicën e shteteve të BE-së, por megjithatë ekzistojnë dallime. Trajtimet e përmirësuara për gjendjet e rrezikshme jetësore, siç janë sulmet në zemër, goditjet në tru dhe disa lloje të kancerit, e kanë zmadhuar normën e mbijetimit, por në shumë shtete ka ende hapësirë për përmirësim të zbatimit të praktikave më të mira në kujdesin akut dhe në kujdesin kronik.
  • Sigurimi i qasjes universale te kujdesi është me rëndësi kryesore për zvogëlimin e pabarazive shëndetësore. Përmirësime të vazhdueshme të shëndetit të popullatës dhe zvogëlimi i pabarazive shëndetësore mund të arrihen me sigurim të qasjes universale te kujdesi me cilësi të lartë. Shumica e shteteve të BE-së kanë arritur mbulim universal (ose pothuajse universal) të kompensimeve për mbrojtjen shëndetësore në bazë të pakos themelore për shërbime. Megjithatë, katër shtete në BE (Qipro, Gjermani, Greqi, Bullgari dhe Rumani) në vitin 2014 kanë pasur mbi 10% të popullatës së vet e cila nuk ka qenë e siguruar rregullisht. Mbulimi i të gjithë popullatës me shëndetësi private dhe publike është indikator i rëndësishëm për qasjen te mbrojtja shëndetësore, por nuk është dhe i vetmi. Spektri i shërbimeve dhe shkalla e ndarjes së shpenzimeve për shërbimet shëndetësore, gjithashtu, mund të kenë ndikim të rëndësishëm mbi shpenzimet e pacientëve dhe qasjes financiare. Në shumicën e vendeve të BE-së, pjesa e popullatës e cila nevoja shëndetësore të paplotësuara për arsye financiare është mjaft e ulët dhe po zvogëlohet nëpër vite, por, si rezultat i krizës ekonomike, kjo pjesë është zmadhuar nga viti 2009 në disa shtete, sidomos midis amvisërive me të hyra më të ulëta. Kështu, në vitin 2014 njerëzit e varfër kanë dhjetë herë më shumë shanse që të paraqesin nevoja mjekësore të pakënaqshme prej arsyeve financiare sesa njerëzit mesatarisht të pasur në shtetet e BE-së. Çdo mosplotësim i nevojave shëndetësore mund të rezultojë me status shëndetësor më të keq dhe kjo me zmadhim të pabarazive shëndetësore. Sigurimi i qasjes efektive te mbrojtja shëndetësore, gjithashtu, kërkon numër të mjaftueshëm dhe lloje të ndryshme të dhënësve të shërbimeve shëndetësore në rajone të ndryshme gjeografike në shtet. Nga viti 2000, numri i mjekëve për banor është rritur pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së mesatarisht prej 20% (me rritje nga 2,9 mjekësh për 1000 banorë në vitin 2000 deri në 3,5 në vitin 2014). Megjithatë, numri i specialistëve rritet më shpejt sesa numri i mjekëve të përgjithshëm, kështu që ka më tepër se dy specialistë për çdo mjek të përgjithshëm nëpër shtetet e BE-së. Në shumë shtete ekzistojnë edhe probleme të vazhdueshme dhe në zhvillim në lidhje me shpërndarjen e pabarabartë gjeografike të mjekëve, kështu njerëzit që jetojnë në rajonet rurale dhe të largëta shpesh herë nuk kanë shërbim. Shumë vende të BE-së në vitet e fundit kanë ndërmarr masa që ta përforcojnë qasjen te dhënësit e mbrojtjes primare shëndetësore për të gjithë popullatën, kudo që të jetojnë, që t’i zvogëlojnë pabarazitë te qasja dhe të anashkalojnë hospitalizimet e panevojshme.
  • Përforcimi i qëndrueshmërisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemeve shëndetësore. Mplakja e popullatës, në kombinim me kufizimet e mëdha buxhetore, kërkon adaptime serioze të sistemit shëndetësor të shteteve të BE-së me qëllim që të promovohet plakja e shëndetshme dhe t’u përgjigjet në mënyrë më të integruar nevojave shëndetësore të pacientëve, si dhe të trendit për ndryshim të nevojave shëndetësore dhe mënyrës për sigurim të mbrojtjes shëndetësore. Mesatarisht, në vendet e BE-së, pjesëmarrja e popullatës në moshë mbi 65 vjet është zmadhuar me më pak se 10% në vitin 1960 në pothuajse 20% në vitin 2015 dhe planifikohet që të zmadhohet deri në 30% në vitin 2060. Momentalisht, vlerësohet se rreth 50 milionë qytetarë të BE-së vuajnë nga dy apo më tepër gjendje kronike, kurse shumica e këtyre njerëzve janë mbi 65 vjet. Në vitin 2015 shpenzimet për shëndetësinë janë 9,9% të PBV në BE si tërësi, që është zmadhim nga niveli 8,7% në vitin 2005.  Në të gjitha vendet pjesëmarrja në shpenzimet për shëndetëso në PBV në vitet e ardhshme do të zmadhohet, kryesisht për shkak të mplakje së popullatës dhe zmadhimit me teknologji të reja diagnostike dhe terapeutike, kurse gjithashtu do të zmadhohen presionet mbi qeveritë që t’u përgjigjen nevojave të zmadhuara për kujdes afatgjatë. Që t’i tejkalojnë këto sfida, shtetet anëtare të BE-së do të duhet t’i përmirësojnë planifikimin dhe organizimin e shërbimeve dhe t’i adaptojnë sistemet shëndetësore me qëllim që të mund t’u përgjigjen nevojave të reja në mënyrë efikase. Sistemet shëndetësore, gjithashtu, do të duhet mbeten të qëndrueshme në mënyrë fiskale. Zmadhimi i efikasitetit në raport me shpenzimet spitalore, shpenzimet për prodhimet farmaceutike, administrata dhe normat e tjera për shpenzimet shëndetësore do të jenë kryesoret për zmadhimin e kërkesave në rritje me resurse të kufizuara. Shumë prej përmirësimeve të nevojshme në sistemet shëndetësore duhet të përfshijnë investime të planifikuara paraprakisht. Dhe ndërkohë që shtetet mendojnë se si më së miri të veçojnë mjete shtesë për nevojat në shëndetësi, në të ardhmen është e rëndësishme që të mbahet ekuilibër i mirë midis investimeve në politikat për përmirësim të shëndeti publik dhe të parandalimit dhe politikat për përmirësim të qasjes, të cilësisë dhe të efikasitetit në sigurimin e mbrojtjes shëndetësore.

3) Profili shëndetësor i Maqedonisë në krahasim me gjendjet në Bashkimin Evropian  

Në raport me indikatorët kryesorë shëndetësorë, gjendjet në Maqedoni janë në më pak të volitshme sesa në shtetet e Bashkimit Evropian.

  • Jetëgjatësia e pritur në Maqedoni në vitin 2014 është 75,4 vjet, që është pesë vjet më e shkurtër se jetëgjatësia e qytetarëve në Bashkimin Evropian (80,9 vjet është mesatarja në 28 shtetet anëtare të BE-së). Jetëgjatësia e pritur në Maqedoni, përkundrejt BE-së, është më e shkurtër edhe për gratë (Maqedonia = 77,5 vjet, BE = 83,6 vjet), si edhe për burrat (Maqedonia = 73,5 vjet, BE = 78,1 vjet).
  • Norma e vdekshmërisë në Maqedoni është pothuajse dy herë më e lartë për dallim nga shtetet anëtare të BE-së. Në periudhën 2011-2013 shkalla e vdekshmërisë në Maqedoni është 1.734 të rasteve të vdekjes në 100.000 banorë, përkundrejt 1.020 rasteve të vdekjes për 100.000 banorë në 28 shtete anëtare të BE-së.
  • Shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Maqedoni në vitin 2016 është katër herë më e lartë në raport me mesataren e 28 shteteve anëtare të BE-së, kështu ajo në Maqedoni është 11,9 foshnja t vdekura për 1000 foshnja të lindura të gjalla, kurse në BE është 3,9 foshnja të vdekura në 1.000 foshnja të lindura të gjalla.
  • Shkaku kryesor për vdekshmërinë janë sëmundjet kardiovaskulare, kurse në vend të dytë është kanceri, si tek ne ashtu edhe në shtetet anëtare të BE-së. Kur shqyrtohen shkaqet e veçanta për vdekshmërinë, duhet të përmendim se gjatë krahasimit të gjendjeve në Maqedoni dhe në shtetet e BE-së vihen re variacione të mëdha dhe mospërputhje të caktuara.  Kjo gjendje në një shkallë të caktuar lidhet edhe me mbajtjen jokompetente të statistikës shëndetësore në Maqedoni, që është një problem i shënuar në shtetin tonë me vite me radhë. Për shembull, shkalla e vdekshmërisë nga infarkti në zemër në vitin 2013 në Maqedoni është pak më e lartë për dallim nga mesatarja në 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, si për burrat (R. Maqedonia = 188 raste vdekshmërie në 100.000 banorë, BE = 176 raste vdekshmërie) ashtu edhe për gratë (R. Maqedoni =103 raste vdekshmërie, BE = 99 raste vdekshmërie). Megjithatë, shkalla e vdekshmërisë nga goditja në tru në Maqedoni në të njëjtin vit është pothuajse katër herë më e lartë për dallim nga mesatarja në 28 shtetet anëtare të BE-së, si për burrat (R. Maqedonia = 345 raste vdekshmërie, BE = 82 raste vdekshmërie). Në raport me vdekjen nga kanceri, të dhënat në Maqedoni dhe mesatarja në BE janë pothuajse identike.
  • Në lidhje me Sëmundjet ngjitëse, shkalla e rasteve të zbuluara me HIV në Maqedoni mbetet e ulët dhe në vitin 2014 është më e ulët se mesatarja në 28 vendet anëtare të BE-së, kurse shkalla e rasteve të zbuluara me tuberkulozë në Maqedoni është diçka më e lartë për dallim nga mesatarja në BE (Maqedonia = 13,7 raste në 100.000 banorë, BE = 12,8 raste). Megjithatë, përqindja e rasteve me HIV të zbuluara më vonë në Maqedoni është tri herë më e lartë sesa mesatarja në 21 shtete anëtare të BE-së në vitin 2014 (80% e rasteve HIV në Maqedoni janë me diagnostiko të vonuar, kurse në shtetet e BE-së kjo përqindje është 27%).
  • Në lidhje me kancerin, në Maqedoni shkalla e sëmundjeve të reja të zbuluara me kancer në vitin 2012 është më e ulët sesa mesatarja në 28 vende anëtare të BE-së. Shkalla më e lartë e rasteve të reja të zbuluara me kancer kanë shtetet më të zhvilluara në Evropë, duke përfshirë Danimarkën, Francën, Holandën, Belgjikën dhe Norvegjinë. Shkalla e ulët e rasteve të sëmundjeve të reja me kancer lidhet me zbulimin jo në kohë të karcinomeve si edhe me mbajtjen joadekuate të statistikës shëndetësore dhe me mungesën e regjistrave për karcinom. Domethënë, shtetet e lartpërmendura me normat më të larta kanë programe të zhvilluara shumë mirë për parandalim dhe programe-skrining për zbulim të hershëm të kancerit dhge për mjekim në kohë, si edhe statistikë shëndetësore përkatëse për regjistrim të çdo rasti të zbuluar me kancer. Programet joadekuate për skrining, si edhe edukimi i pamjaftueshëm i popullatës, bën që kanceri të zbulohet në fazat më të vonshme, kur janë të kufizuara mundësitë për mjekim dhe për mundësim të jetëgjatësisë më të madhe të pacientëve me kancer.
  • Popullata në Maqedoni në vitin 2013 është e ekspozuar tri herë më shumë në ajër të ndotur në krahasim me mesataren e 23 shteteve anëtare të BE-së. Domethënë mesatarisht në nivel vjetor popullata në Maqedoni është e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur me përqendrim mesatar të PM 10 grimcave në raport prej 65 mikrogramë për metër kub, kurse mesatarja në shtetet anëtare të BE-së është 23 mikrogramë për metër kub. Ajri i ndotur e zmadhon rrezikun e shfaqjes së një sërë problemesh shëndetësore dhe sëmundjesh (duke i përfshirë edhe sëmundjet e frymëmarrjes, kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare), kurse grup veçanërisht të lëndueshëm janë fëmijët dhe të moshuarit  .
  • Shpenzimet për shëndetësinë  në Maqedoni janë katër herë më të ulëta në raport me mesataren në 28 shtete anëtare të BE. Përkatësisht, në vitin 2015 shpenzimet për shëndetësinë për banor në Maqedoni kanë qenë 698 euro në nivel vjetor, kurse në mesatarja në BE është 2781 euro për banor. Por në Maqedoni në vitin 2014 shpenzimet private (shpenzimet e vetë pacientëve) janë dyfish më të larta se mesatarja në 28 shtetet anëtare të BE-së, kurse shpenzimet nga programet e Qeverisë në Maqedoni janë shtatë herë më të ulëta sesa mesatarja në BE: Shprehur me përqindje, shpenzimet për shëndetësinë në Maqedoni në vitin 2014 janë: 5% nga programet e Qeverisë, 58% nga Fondi për sigurim shëndetësor dhe 37% pagime private. Të shprehura me përqindje, shpenzimet për shëndetësinë për 28 shtetet anëtare të BE-së në vitin 2014 janë: 37% nga programet e qeverive, 42% nga sigurimi i obliguar shëndetësore, 15% pagime private, 5% nga sigurimi vullnetar shëndetësor, kurse 1% u përket shpenzimeve të tjera. Shpenzimet private, për shëndetësinë në Maqedoni përbëjnë 3,5% të shpenzimeve mesatare të përgjithshme për amvisëri, kurse në 28 shtetet anëtare të BE-së përbëjnë 2,3% të shpenzimeve mesatare të përgjithshme për amvisëri.
  • Në  Maqedoni ka një numër më të vogël doktorësh në raport me mesataren e 28 shtetet anëtare të BE-së (në vitin 2014 në Maqedoni ka 2,9 doktorë për 1000 banorë, përkundrejt 3,5 doktorëve për 1000 banorë në BE). Në numrin për Maqedoninë janë marrë parasysh edhe doktorët të cilët nuk praktikojnë mjekësinë, përkatësisht doktorët në pozita menaxhuese, arsimtarët, kërkuesit e të tjerë, kështu që numri real është 5-10% më i ulët.
  • Numri i infermiereve  në Maqedoni është dyfish më i ulët sesa në 28 shtetet anëtare të BE-së  (në Maqedoni ka mesatarisht 4 infermiere për 1000 banorë, përkundrejt 8,4 infermiereve në BE).  Për Maqedoninë janë marrë parasysh edhe infermieret që punojnë në pozita menaxhuese, si arsimtare, hulumtuese e të tjera, kështu që numri i infermiereve që punojnë me pacientët është më i ulët.
  • Raporti i numrit të infermiereve përkundrejt një doktori në Maqedoni është më i ulët sesa mesatarja në 28 shtetet anëtare të BE-së. Përkatësisht, në Maqedoni ka mesatarisht 1,4 infermiere për një doktor, kurse në BE mesatarja është 2,5 infermiere për një doktor. Raporti joadekuat, përkatësisht mungesa e infermiereve, e ngarkon shumë punën e doktorëve dhe ndikon mbi cilësinë e mbrojtjes shëndetësore të dhënë.
  • Në lidhje me metodologjinë mjekësore shqyrtohet qasja dhe shfrytëzimi i rezonancës magnetike (RM) dhe tomografisë kompjuterike (TK). Në Maqedoni ka një numër pesë herë më të vogël të njësive për rezonancë magnetike në krahasim me mesataren në 28 shtetet anëtare të BE-së në vitin 2014. Përkatësisht, në Maqedoni ka 2,9 njësi me RM në 1 milion banorë, përkundrejt mesatares në BE që është 15,4  njësi me RM. Si rrjedhim, në Maqedoni bëhen shtatë herë më pak kontrolle me RM në nivel vjetor, për dallim nga mesatarja në 28 shtetet anëtare të BE-së, në vitin 2014 (Maqedonia = 9,9 kontrolle, BE = 67,5 kontrolle). Në Maqedoni ka një numër tri herë më të vogël të njësive me tomografi kompjuterike në krahasim me mesataren në 28 shtetet anëtare të BE-së për vitin 2014. Përkatësisht, në Maqedoni ka 7,3 njësi me TK për 1 milionë banorë përkundrejt mesatares në BE që është 21,4 njësi me TK. Si rrjedhim në Maqedoni bëhet një numër pesë herë më i vogël i kontrolleve me tomografi kompjuterike në krahasim me mesataren në BE (Maqedoni = 25,4; BE = 118,1).  Nga sa thuhet më sipër mund të nxirret përfundimi se qytetarët në Maqedoni kanë qasje të kufizuar te teknologjitë mjekësore bashkëkohore për dallim nga qytetarët e Bashkimit Evropian. Qasja joadekuate te këto teknologji mund të nënkuptojë diagnostikë dhe trajtim jopërkatës dhe jo në kohë, që ndikon seriozisht mbi shëndetin dhe jetën e qytetarëve. 
  • Numri i procedurave kirurgjike të kryera në mënyrë ambulante në BE zmadhohet vazhdimisht. Në Maqedoni në vitin 2014 vetëm 30% e operacioneve të katarakut dhe 2% e tonzilektomive janë kryer në mënyrë ambulante, kurse për të njëjtin vit mesatarja në 25 shtete anëtare të BE-së është 82% operacione të kryera në mënyrë ambulante për katarakun, kurse mesatarja në 22 shtete anëtare të BE-së është 28% për tonzilektomi të kryera në mënyrë ambulante.

FITIME PËR MAQEDONINË NGA ANËTARËSIMI NË BE  

Duke i pasur parasysh sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia në shtetin tonë, anëtarësimi në BE do të thotë mundësi për realizimin e një sërë fitimesh në lidhje me:

  • Politikën shëndetësore dhe financimin

Politikat shëndetësore në BE shërbejnë që t’i plotësojnë politikat shëndetësore nacionale dhe të sigurojnë se të gjitha shtetet anëtare e kanë përfshirë në mënyrë adekuate mbrojtjen shëndetësore në politikat e veta. Politikat dhe aksionet e BE-së do t’i mundësojnë Maqedonisë ta mbrojë dhe ta përparojë shëndetin e të gjithë qytetarëve; ta modernizojë infrastrukturën shëndetësore; dhe ta përmirësojë efikasitetin e sistemit shëndetësor. BE-ja miraton legjislacion në lidhje me shëndetësinë, i cili është i obligueshëm për të gjitha shtetet anëtare, si edhe strategji shumëvjeçare për shëndetin, të cilat i japin drejtimet dhe mundësitë për mbledhje të mjeteve të shteteve anëtare të BE-së për përparim të sistemeve shëndetësore dhe shëndetit të popullatës. Politikën/strategjinë shëndetësore të Bashkimit Evropian e zbatojnë institucionet në BE, shtetet, pushtetet rajonale dhe lokale si edhe grupet e tjera të interesuara. Drejtoria e Komisionit Evropian për Shëndetësinë dhe sigurinë e ushqimit (DG SANTE) i mbështet përpjekjet e shteteve të BE-së në mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve të dhe si dhe në sigurimin e qasjes, efektivitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemeve të tyre shëndetësore. Në këtë kuptim Komisioni propozon zgjidhje ligjore, siguron mbështetje financiare, e koordinon shkëmbimin e praktikave të mira midis shteteve të BE-së dhe ekspertëve të shëndetësisë dhe ndërmerr aktivitete për promovim të shëndetit. BE-ja ka miratuar legjislacion në shumë rajone (të drejtat e pacientëve në mbrojtjen shëndetësore përtej kufijve; prodhime farmaceutike dhe pajisje ndihmëse mjekësore; kërcënime shëndetësore serioze përtej kufijve; duhan; organe, gjak, ind dhe qeliza) në përputhje me Marrëveshjen për funksionim të Bashkimit Evropian: neni 168 (mbrojtja e shëndetit publik), neni 114 (harmonizimi i ligjeve) dhe neni 153 (politika sociale). Këshilli i BE-së, gjithashtu, përgatit dhe jep rekomandimi për shëndetin publik në shtetet anëtare të BE-së.

Anëtarësimi do të nënkuptojë edhe lidhje edhe plotësim të përpjekjeve në fushën e shëndetësisë me të drejtat e tjera sociale. Ministria e Shëndetësisë dhe sistemi shëndetësor do të përforcohen dhe do të jenë gati të japin përgjigje në gjendje krize: do të mund të përforcohet, nëpërmjet mbështetjes së transformimit digjital të shëndetit dhe kujdesit, zhvillimi i sistemit të qëndrueshëm shëndetësor informatik i BE-së dhe zhvillimi i proceseve reformuese nacionale për sisteme shëndetësore më efikase dhe në dispozicion të cilat do të përshtaten shpejt që të përfshijnë, sidomos, sfidat e identifikuara në Semestrin evropian: mbështetje e legjislacionit të BE-së për shëndetin publik (medikamente, HTA, duhan, mbrojtje përtej kufijve); dhe mbështetja e punës së integruar, përkatësisht zbatim i praktikave më të mira për mbështetjen e risive të strukturuara në shëndetin publik.   

  • Sistemi shëndetësor dhe sigurimi i mbrojtjes shëndetësore  

а) Qytetarët do të kenë të drejtë të realizojnë mbrojtjen shëndetësore në cilindo shtet anëtar i BE-së, kurse shpenzimet për mjekim t’u mbulohen nga shteti i tyre (mbrojtja shëndetësore përtej kufitare). Në përputhje me Direktivën 2011/24/BE  për të drejtat e pacientëve në mbrojtjen shëndetësore përtej kufitare, do të lehtësohet theksueshëm procedura për miratim të mjekimit jashtë shtetit për pacientët për të cilët nuk ekziston trajtim përkatës në Maqedoni, megjithatë për herë të parë do të mundësohet mbulim i shpenzimeve për mjekime jashtë shtetit për shërbimet shëndetësore që mund të merren në Maqedoni, por për të cilat pritet një kohë e gjatë ose për shkak të specifikave të caktuara shëndetësore të pacientëve nuk kanë mundësi t’i shfrytëzojnë. Gjithashtu, për herë të parë do të mundësohet mbulim i shpenzimeve për diagnostiko në një shtet tjetër, që është sidomos e rëndësishme për personat për të cilët për një periudhë të gjatë nuk përcaktohet diagnoza në Maqedoni, siç janë personat me sëmundje të rralla, personat të cilët janë të sëmurë me sëmundje me shkallë të ulët të shpeshtësisë, si dhe nga sëmundje të tjera komplekse.  Kjo masë ka kufizimet e veta, për shembull, pacienti nuk mund të përdorë shërbime shëndetësore në shtet tjetër nëse ato nuk janë të mbuluara me pakon e shërbimeve të Fondit për Sigurim Shëndetësor (për shembull, kirurgji plastike për qëllime estetike). Gjithashtu, kjo masë nuk është për kujdes afatgjatë dhe kujdes të pacientëve, për shembull, për hospitalizim për kujdes paiativ, në azilet e pleqve dhe personave të sëmurë rëndë e të tjera. Që të mund ta shfrytëzojë këtë masë, qytetari duhet të posedojë sigurim shëndetësor në Maqedoni. Njëkohësisht, shteti do të vendosë, a do t’i mbulojë edhe shpenzimet e tjera, siç janë shpenzimet e udhëtimi, strehimit  e të tjera.

  1. a) Anëtarësimi në BE nënkupton mundësi që të zgjidhen sëmundjet komplekse apo të rralla apo gjendjet për të cilat nevojitet diagnostiko dhe trajtim i lartë i specializuar, si edhe shfrytëzimi i njohurive dhe resurseve të larta profesionale dhe resurse nëpërmjet rrjeteve referente evropiane. Nëse Maqedonia bëhet shtet anëtar i BE-së, fitim më të madh nga rrjetet evropiane referente do të kenë personat të cilët vuajnë nga sëmundjet e rralla; edhe pse zyrtarisht janë regjistruar vetëm 450 persona me sëmundje të rralla, supozohet se në Maqedoni jetojnë rreth 2000 persona me sëmundje të rralla. Megjithatë, këtu duhet të shtohen edhe personat të cilët janë të sëmurë me sëmundje me shpeshtësi të ulët (prevalencë), si edhe personat me gjendje mjekësore komplekse. Fitim të veçantë do të kenë ata persona tek të cilët nuk mund të vendoset diagnoza ose, përsëri, nuk mund të përcaktohet diagnoza ose, përsëri nuk mund t’u përcaktohet terapia e nevojshme përkatëse. Meqenëse pikërisht qëllimi themelor i rrjeteve referente është vendosja e diagnozës së saktë dhe përcaktimi i preciz i terapisë. Fitim nga kjo masë do të kenë edhe punëtorët shëndetësorë nga Maqedonia, sepse nëpërmjet rrjeteve referente do të marrin njohuri dhe  përvoja nga ekspertë mjekësorë nga Bashkimi Evropian. Nëse Maqedonia bëhet shtet anëtar i BE-së, do të jetë e obliguar si pjesë e sistemit shëndetësor të vendosë mekanizëm me të cilin do t’i udhëzojë pacientët për evalvim në rrjetet referente. Rrjetet evropiane referente janë rrjete virtuale të cilat përfshijnë punonjës shëndetësorë nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Qëllimi i këtyre rrjeteve është të zgjidhen sëmundjet apo gjendjet e rralla apo komplekse për të cilat nevojitet diagnostiko dhe trajnim i specializuar, si edhe përqendrim i njohurive dhe resurseve me profesionalizëm të madh. Me qëllim që të rishqyrtohet diagnostika dhe trajtimi për çdo pacient, koordinatorët e rrjeteve konvokon konsilium “virtual” nga specialistë nga fusha të ndryshme, duke përdorur një platformë elektronike të veçantë, si edhe mjete nga telemjekësia. Në këtë mënyrë, në vend që pacientit, nga një vend në tjetrin“udhëtojnë”  njohuria dhe ekspertiza e profesionalistëve të ndryshëm shëndetësorë.
  2. c) Qytetarët e RM-së mund të krijojnë, me kërkesë të tyre dosje mjekësore elektronike tek e cila do të kenë qasje të gjitha institucionet shëndetësore në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Shëndetësia digjitale dhe mbrojtja shëndetësore (e-shëndetësia) në Bashkimin Evropian do t’u mundësojë qytetarëve qasje elektronike te dosja e tyre mjekësore në cilindo shtet të BE-së. Dosja mjekësore elektronike do të krijohet vetëm me kërkesë të qytetarit dhe ai duhet të japë miratim me shkrim, kurse gjithashtu me këtë respektohet edhe e drejta e privatësisë. Nëpërmjet e-shëndetësisë do të mundësohet të nxirren edhe receta elektronike të cilat do të jenë valide në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Qytetarët e Maqedonisë do të kenë qasje te dosja e vet mjekësore në çdo kohë, në çdo institucion shëndetëso, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Fitimet kryesore nga kjo masë lidhen me mbrojtjen shëndetësore ndërkufitare, e përshkruar më sipër, megjithatë, nëse Maqedonia bëhet shtet anëtar i BE-së, fitimet nga shëndetësia elektronike do të kenë të gjithë qytetarët të cilët udhëtojnë në shtetet anëtare të BE-së, pa dallim se a është udhëtimi për arsye afariste, turizëm, studim, punë apo për cilëndo arsye tjetër.

Më konkretisht, fitimet nga anëtarësimi në BE na raport me e-shëndetësinë janë:

– gjatë shfrytëzimit të mbrojtjes shëndetësore ndërkufitare, institucioni shëndetësor ku pacienti do të mjekohet do të ketë qasje te dosja mjekësore e pacientit në gjuhën e cila është zyrtare në shtetin ku mjekohet pacienti.  Në këtë mënyrë do të anashkalohet nevoja që pacienti të ketë me vete dokumentacion mjekësor në letër dhe ta kryejë për përkthimin e atij dokumentacioni;

– gjatë përkeqësimit të papritur të shëndetit apo, përsëri, fatkeqësisë, institucionit shëndetësor menjëherë do të ketë qasje te dosja mjekësore dhe do të mund t’i shohë të dhënat kryesore, me qëllim që të anashkalohen gabimet ose humbja e panevojshme koha e çmuar. Kjo do të mundësojë dhënie të mbrojtjes shëndetësore në kohë dhe përkatëse për qytetarët e Maqedonisë në cilindo shtet anëtar të BE-së. Për shembull, në rast të aksidentit rrugor, punonjësit shëndetësorë do të gjejnë menjëherë se cili grup gjaku është pacienti, a ka pacienti alergji ndonjë medikamenti, a ka sëmundje kronike, a ka terapi të caktua, apo a ka impiante të vendosura, si për shembull pejsmejker.

– nëpërmjet recetës elektronike, e cila do t’u jepet nga mjeku i tyre ama, qytetarët mund t’i marrin medikamentet e nevojshme për terapinë e tyre kronike në farmacitë e cilitdo shtet anëtar të BE-së. Kjo është me rëndësi të veçantë për personat të cilët kanë sëmundje kronike (tension të lartë, sëmundje të zemrës, diabet etj.), nëse gjatë udhëtimit në një shtet anëtar të BE-së u harxhohen apo e humbin terapinë e vet.

– do të mundësohet vazhdimësi në mbrojtjen shëndetësore, nëse gjatë udhëtimit ka nevojë për kontroll mjekësor të paparashikuar; kjo është e rëndësishme gjatë shtatzënisë ose gjatë sëmundjeve kronike.  Për shembull, në rast të shtatzënisë, nëse gruaja shkon në gjinekolog në cilindo shtet anëtar të BE-së, gjinekologu do të mund të shikojë të gjithë dosjen mjekësore për ndjekjen e shtatzënisë.

ç) Anëtarësimi në BE do të thotë mundësi për përparim të vazhdueshëm të njohurive dhe shkathtësive të fuqisë punëtore në shëndetësi; zhvillim profesional të vazhdueshëm; migrim përkatës dhe pengim të daljes së pakontrolluar të kuadrit mjekësor; punësim dhe mbajtje të fuqisë punëtore shëndetësore; njohje të kualifikimeve profesionale të punonjësve në shëndetësi, përkatësisht punëtorëve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve të licencuar në RM dhe mundësohet të praktikojnë mjekësi në cilindo shtet anëtar të BE-së.

Anëtarësim në BE nënkupton njohje të ndërsjellë të kualifikimeve profesionale të punëtorëve shëndetësore, përkatësisht punëtorët shëndetësorë dhe bashkëpunëtorët e licencuar në shtetin e vet do të mund të praktikojnë mjekësi kudo në BE. Këtë e mundëson Direktiva 2005/36/EC për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe Direktiva 2013/55/BE e cila e ndryshoi direktivën për kualifikime profesionale dhe i lehtësoi rregullat në lidhje me këtë çështje.  

Krijimi i pamjes më të saktë për modelet e mobilitetit dhe migrimit në fuqinë shëndetësore të punës në suazat e BE-së dhe midis BE-së dhe shteteve të tjera si rezultat i projekteve hulumtuese të BE-së është, gjithashtu, fitim nga anëtarësimi në BE. Domethënë, udhëheqësit e institucioneve shëndetësore, punëtorët shëndetësorë, Ministria e Shëndetësisë dhe hulumtuesit dhe kuadri arsimor mund të bëhen anëtarë të Shoqatës evropiane për menaxhim me institucionet shëndetësore – European Health Management Association. Kjo organizatë merret me përmirësimin e kapaciteteve për menaxhment shëndetësor me qëllim që të mundësohet mbrojtje shëndetësore me cilësi të lartë.

Lehtësimi i efekteve negative nga migrimi fuqisë punëtore në shëndetësi mbi sistemet shëndetësore është edhe një fitim tjetër nga anëtarësimi në BE. Domethënë, si rezultat i migrimit të theksuar të punëtorëve shëndetësorë në dekadat e fundit, sidomos në shtetet me të hyra më të vogla dhe me sisteme shëndetësore tashmë të brishta, është miratuar Kodeksi global i praktikave i OBSH-së për regrutim ndërkombëtar të personelit shëndetësor. Ky ka për qëllim të vendosë dhe promovojë parime dhe praktika vullnetare për regrutim etik ndërkombëtar të personelit dhe ta lehtësojë përforcimin e sistemeve shëndetësore. Një nga këto parime dhe praktika është shtetet anëtare të BE-së ta dekurajojnë punësimin aktiv të personelit shëndetësor të shteteve në zhvillim të cilat ballafaqohen me mungesën kritike me punëtorë shëndetësorë.   

Punëtorët shëndetësorë, si fitim nga anëtarësimi në BE do të mund t’i përdorin beneficionet e Strategjisë së BE-së për regrutim efektiv dhe mbajtje. Një studim për strategjitë efektive për regrutim dhe mbajtje e vitit 2015 ka përcaktuar se faktorët jofinanciarë, siç është mbështetja dhe mjedisi i sigurt i punës, janë të rëndësishme për personelin shëndetësor, sidomos për gratë. Edhe studime të tjera e vërtetojnë lidhjen midis mjedisit të punës dhe kënaqësisë së personelit shëndetësor. Si rezultat i kësaj përpjekjeje, në suazat e Dialogut social evropian në sektorin shëndetësor dhe spitalor është përgatitur Kodeksi sjelljes për regrutim etik ndërkufitar dhe mbajtje në sektorin spitalor dhe Planin e aktiviteteve për regrutim dhe mbajtje.

Me anëtarësimin në BE, infermieret dhe teknikët do të mund t’i shfrytëzojnë fitimet nga rrjeti-pilot i formuar i infermiereve edukatore dhe rregullatore, i cili është themeluar me qëllim që të shkëmbehet praktikat më të mira për përmirësim të kualifikimeve të asistentëve shëndetësorë, me theks të veçantë te mobilitetit ndërkufitar. Ky rrjet e analizon spektrin e shkathtësive dhe kompetencave të asistentëve shëndetësorë për përdorim të programeve nacionale për edukim dhe trajnim.

Anëtarësimi në BE nënkupton edhe mundësi për pjesëmarrje në punën e Rrjetit për zhvillim të kompetencave themelore për ndihmës për mbrojtje shëndetësore (NCA). Në suazat e Programit për shëndetësi të Komisionit Evropian për vitin 2014, Agjencia Ekzekutive për Konsumatorët, Shëndetësinë, Bujqësinë dhe Ushqimin e Komisionit Evropian (CHAFEA) ka dhënë tender për konzorcium, të udhëhequr nga Instituti Holandez për Hulumtime të Shërbimeve Shëndetësore NIVEL, që të zbatojë studim (CC4HCA) për interesin midis shteteve të BE-së për zhvillim të qëndrimit të përbashkët për shkathtësitë, njohuritë dhe kompetencat e asistentëve shëndetësorë (HCAs) në Evropë.

Zhvillimi i vazhdueshëm profesional – ZHVP – i punonjësve në shëndetësi në Be është lëndë shqyrtimi në Planin aksionar të Komisionit Evropian për fuqinë punëtore në shëndetësi të BE-së dhe përdoret për mbrojtje të sigurisë së pacientëve në kontekstin e mobilitetit ndërkufitar të punëtorëve shëndetësorë dhe pacientëve. Kështu, anëtarësimi në BE nënkupton mundësi për shqyrtim të vazhdueshëm të zhvillimit profesional dhe për mësimin e përjetshëm për mjekët, infermieret, stomatologët, akusheret dhe farmacistët. Për shembull, rezultatet e kësaj analize janë shpallur në studimin i cili i shqyrton mundësitë e vazhdueshme për zhvillim profesional dhe për mjekët, infermieret, stomatologët, akusheret dhe farmacistët në shtetet e BE-së dhe EFTA-s.

Anëtarësimi në BE është mundësi për anëtarësim dhe përdorim të fitimeve nga puna e të ashtuquajturave Lidhje sektoriale për shkathtësi dhe do të rezultojë me mundësinë për ballafaqim me mangësitë në shkathtësi në raport me një apo më tepër profile profesionale në një sektor të caktuar. Ata e bëjnë këtë nëpërmjet identifikimit të nevoja specifike ekzistuese apo të reja të tregut të punës dhe nëpërmjet zmadhimit të përgjegjësisë së sistemeve për arsim profesional dhe trajnim në të gjitha nivelet e nevojave të tregut të punës. Piloti i parë i lidhjes sektoriale të shkathtësive në sektorin shëndetësor është sektori ECVET për kujdes ndaj më të moshuarve (EFEC). Ky partneritet transnacional i organizatave nga gjashtë shtete të BE-së ka për qëllim ta përmirësojë zbatimin, transparencën dhe njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve të kujdestarëve të cilët i zbatojnë parimet e ECVET. Në suazat e Erazmus + 2015 është shpallur thirrje, në suazat e të cilës janë dhënë lloje të tilla partneriteti për zhvillim të shkathtësive sektoriale nga fusha e shëndetësisë dhe kujdesit. Në këtë kuptim, dobi nga shpallja e ardhshme e thirrjeve të tilla mund të kenë organizatat publike ose private, siç janë:  partnerët evropianë dhe/ose socialë nacionalë; ministritë e punës apo trupat (agjencitë apo këshillat); shërbimet publike apo private për punësim; institucionet për kërkim në tregun e punës, institucionet shtetërore statistikore; ndërmarrjet publike apo private, të vogla, të mesme apo të mëdha (duke përfshirë edhe ndërmarrjet sociale); agjencitë për zhvillim ekonomit; odat e zejtarëve të kualifikuar; organizatat-umbrellë sektoriale evropiane apo nacionale; organizatat që organizojnë trajnime apo shërbime arsimore në nivel lokal, rajonal apo nacional; institutet hulumtuese; trupat që sigurojnë përparim në karrierën, këshillim profesional dhe shërbime informative; organet publike përgjegjëse për arsimin dhe trajnim nivel rajonal apo nacional; organet për akreditim, licencim, njohje apo kualifikim (trupa me funksion rregullator) etj.

  1. d) Mundësi për përmirësim të performancave të sistemit shëndetësor në Maqedoni, duke përfshirë edhe përparimin e shkallës së transparencës dhe raportimit.

Me anëtarësimin në BE, sistemi shëndetësor do të jetë lënë vlerësimi dhe analize që të përcaktohen nevojat për përparimin e tij, përkatësisht qytetarët do të kenë mbikëqyrje se a japin politikat shëndetësore rezultate shëndetësore më të mira dhe zmadhim të efikasitetit në punë në dobi të pacientëve. Ministria e Shëndetësi do të mund të krijojë politika shëndetësore të bazuara në dëshmi dhe do të mund të matë performancat në sistemin shëndetësor gjatë kalimit kohës. Qytetarët, përkatësisht pacientët, së bashku me  kreatorët e politikave, statisticienët, hulumtuesit dhe dhënësit e shërbimeve shëndetësore të punojnë në përmirësimin e performancave të sistemit shëndetësor. Anëtarësimi në BE nënkupto  përmirësim të transparencës dhe raportimit të sistemeve shëndetësore.

3) Përparimi i shëndetit të popullatës (shëndeti publik). BE-ja ofron mundësi të shumëfishta për zbatim të aktiviteteve përkatëse për përparim të shëndetit publik të popullatës. Maqedonia do të jetë e obliguar ta harmonizojë rregullativën ligjore, e cila lidhet me katër fushat në vijim: përdorim i duhanit; ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet fizik; alkool; dhe determinues socialë të shëndetit. Shteti, institucionet publike, organizatat qytetare dhe subjektet e tjera do të kenë mundësi të anëtarësohen në platformat dhe forumet e vendosura tashmë në këto fusha me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe të njihen me praktikat e mira së bashku me institucionet dhe organizatat e tjera të shteteve anëtare të BE-së. Kjo do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të subjekteve relevante nga Maqedonia të cilat punojnë në fushën e shëndetit publik dhe përparimin e shëndetit të popullatës. Njëkohësisht Maqedonia do të mund të aplikojë në projekte të mbështetura financiarisht nga BE-ja të cilat kanë për qëllim përparimin e shëndetit të popullatës.

 Konkretisht, sipas katër fushave të shëndetit publik, Maqedonia i ka këto fitime dhe mundësi nga anëtarësimi në BE:

  1. a) Mundësi për zvogëlim të pasojave shëndetësore nga përdorimi i duhanit në popullatën e Maqedonisë. Normativa ligjore e Bashkimit Evropian parashikon: rregullim të prodhimeve të duhanit (për shembull; paketimin, shënimin, përbërjet etj.); kufizime për reklamim të prodhimeve të duhanit; krijimin e mjediseve pa tym cigaresh; masa tatimore lidhur me prodhimet e duhanit; parandalim të tregtisë të paligjshme me duhan. Këshilli i BE-së u rekomandon shteteve anëtare të ndërmarrin fushata dhe aktivitete edukative me qëllim që të zvogëlohet numri i personave të cilët konsumojnë prodhime duhani.
  2. b) Përparim të ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik midis popullatës, me theks të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë. Aktivitetet lidhur me ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik janë të domosdoshme për përparimin e shëndetit dhe për parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve. Në Strategjinë e BE-së për ushqim, peshë të tepërt trupore dhe probleme shëndetësore lidhur me trashësinë janë vendosur katër parime kryesore: 1) trajtim i shkaqeve bazë për rreziqet mbi shëndetin që të zvogëlohen të gjitha rreziqet lidhur me ushqimin joadekuat dhe aktivitetin e kufizuar fizik; 2) zbatim i politikave në sektorë të ndryshëm qeveritarë dhe politikave në nivele të ndryshme, duke përdorur një sërë dokumentesh (legjislacion, rrjetëzim, qasje private-publike, përfshirje në sektorin privat dhe shoqërinë qytetare); 3) aktivitete nga aktorë të ndryshëm privatë, siç janë industria e ushqimit dhe shoqëria qytetare, si edhe nga aktorët në nivel lokal, siç janë shkollat dhe organizata e bazuara në bashkësi dhe 4) monitorim i cili është i domosdoshëm në periudhën e zbatimit. Strategjia parasheh partneritetin dhe rrjetëzimin në nivel evropian, si dhe forcimin e kapaciteteve në nivel kombëtar dhe lokal. Që të mundësohet koordinim dhe rrjetëzim në nivelin e BE-së, Komisioni Evropian kryeson Grupin e Nivelit të Lartë për Ushqim dhe Aktivitet Fizik, ku marrin pjesë përfaqësues të qeverive të shteteve anëtare të BE-së. Platforma e BE-së për Ushqimin, Aktivitetin Fizik dhe Shëndetin është një forum ku marrin pjesë operatorë biznesi të cilët punojnë me ushqimin, organizata të konsumatorëve, organizata qytetare të cilat punojnë në fushën e shëndetit publik  si dhe organizata shkencore dhe profesionale. Këto dy rrjete bashkëpunojnë për të arritur qëllimet e mëposhtme: reduktimin e konsumit të kripës, yndyrave të ngopura, transyndyrave dhe sheqernave të shtuara; rritjen e konsumimit të frutave dhe perimeve; zvogëlimin e ekspozimit të fëmijëve në reklamimin e ushqimeve; zmadhimin e aktiviteti fizik dhe zvogëlimin e sjelljes sedentare (e ulur); rritjen e nivelit të dhënies gji; reduktimin e pabarazisë në aspektin ushqimit dhe aktivitetit fizik.

Koordinimi në nivel të Bashkimit Evropian rezulton me: zvogëlim të sheqerit në prodhimet e gatshme, sidomos në qumësht; udhëzues i përgatitur për ushqim të shëndetshëm në shkolla dhe furnizim përkatës me ushqim nga shkollat; përgatitje e planeve aksionare për zvogëlim të mbipeshës te fëmijët; shënim përkatës i përbërjes së prodhimeve të gatshme; rekomandime dhe udhëzues përkatës për zmadhim të aktivitetit fizik te popullata; rekomandime konkrete për përparim të sportit; si dhe për planifikimin urban me qëllim që të promovohet aktiviteti fizik.

  1. c) Zvogëlim i pasojave mbi shëndetin në popullatën në Maqedoni nga konsumimi i alkoolit. Komisioni Evropian, nëpërmjet strategjive, planeve aksionare dhe fondeve, i mbështesin shtetet anëtare të BE-së në zbatimin e aktiviteteve me qëllim që të zvogëlohen dëmet e shkaktuara nga alkooli. Komiteti për Politikë Nacionale dhe Aksion për Alkoolin (CNAPA) luan një rol të rëndësishëm në procesin e lehtësimit të bashkëpunimit dhe koordinimit midis shteteve anëtare të BE-së dhe kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të politikave, si dhe në zbatimin e Strategjisë së BE për mbështetje të shteteve anëtare në zvogëlimin dëmeve nga alkooli. Në këtë strategji dhe në punën e Komitetit identifikohen këto pesë tema me prioritet për punën: të mbrohen të rinjtë, fëmijët dhe foshnjat e palindura nga ndikimet e dëmshme të alkoolit; të zvogëlohen dëmtimet dhe rastet e vdekjes nga aksidentet automobilistike të shkaktuara nga alkooli; të zvogëlohen dëmet mbi shëndetin të shkaktuara nga alkooli te të rriturit dhe të zvogëlohen efektet negative në vendin e punës; të informohet, edukohet dhe të ngrihet vetëdija publike te popullata mbi efektet negative nga konsumimi i dëmshëm i alkoolit, si edhe për skemat përkatëse për konsumim; dhe të zhvillohen dhe të mirëmbahen mekanizmat për bazë të përbashkët të të dhënave në nivel të BE-së,

Forumi Evropian për Alkoolin dhe Shëndetin, është platformë ku institucionet, organizatat dhe asociacionet relevante të shteteve anëtare mund të shkëmbejnë përvoja dhe të veprojnë në mënyrë përkatëse për të zvogëluar dëmet mbi shëndetin nga konsumimi i alkoolit. Nëpërmjet forumit të gjitha palët e interesuara nga shtetet anëtare ndërmarrin aksione që të zvogëlohen veprimet e dëmshme nga alkooli, me spektër të veçantë mbi: zbatimin e strategjive për zvogëlim të konsumit të alkoolit nga të miturit; zbatim të programeve për edukim dhe informim mbi efektet e dëmshme nga alkooli; zhvillim të qasjeve të përbashkëta efikase nëpërmjet bashkësisë me qëllim që t’u sigurojnë informacione përkatëse konsumatorëve të alkoolit; aksione për respektim përkatës të moshës ligjore për shitje  dhe shërbim të alkoolit; intervenime të cilat promovojnë ndryshime efektive në sjelljen midis fëmijëve dhe adoleshentëve; bashkëpunim me qëllim që të promovohen përgjegjësia dhe të pengohet reklamimi dhe shitja e papërgjegjshme.

  1. d) Zvogëlim i pabarazive në aspektin e shëndetit të shkaktuara nga determinantët socialë mbi shëndetin. Me qëllim që të trajtohen si duhet pabarazitë shëndetësore, BE-ja promovon politika dhe i ndihmon pushtetet që t’i zvogëlojnë këto pabarazi. Komunikime i Komisionit Evropian “Solidariteti në shëndetësi – zvogëlim i pabarazive në shëndetësi në BE” vendosi strategji në këtë fushë, ku përfshihet: vlerësimi i politikave të BE-së në raport me pabarazitë shëndetësore; mbledhje të të dhënave përkatës në raport me pabarazitë shëndetësore dhe strategjitë pozitive për zvogëlim të tyre; si edhe sigurim të informacioneve për shtetet anëtare për Fondet e BE-së me qëllim që t’i tejkalojnë pabarazitë në shëndetësi. Janë veçuar temat kryesore të cilat duhet të zgjidhen nga BE-ja dhe nga shtetet anëtare: shpërndarja e njëtrajtshme në raport me shëndetin si pjesë e zhvillimit të përgjithshëm social dhe ekonomik të shteteve; përparim i të dhënave dhe bazës së njohurive, si dhe mekanizmave për matje, monitorim, evalvim dhe lajmërim; ndërtim të përkushtimit në suazat e të gjithë shoqërisë; zgjidhje e problemeve të grupeve të lëndueshme; zhvillim të mbështetjes nga politikat e BE-së. Për çdo prej temave kryesore të përcaktuara në dokument është paraparë cilat aktivitete duhet të ndërmerren në nivel të BE-së me qëllim që të ndihmohen shtetet anëtare që t’i trajtojnë në mënyrë përkatëse determinuesit socialë të shëndetet dhe t’i zvogëlojnë pabarazitë në shëndetësi.

4) Prodhimet farmaceutike dhe substancat me prejardhje njerëzore, duke përfshirë dhe transplantimin e indeve dhe organeve

а) Në treg do të mund të hidhen vetëm prodhime mjekësore me cilësi të lartë, kurse në rast të shfaqjes së problemeve të caktuara do të mundësohet tërheqje në kohë e prodhimeve shëndetësore të pasigurta. Kjo do të mundësohet nëpërmjet kritereve të forta të BE-së për hedhje në qarkullim të prodhimeve mjekësore, si dhe mbikëqyrjes së fortë mbi prodhimet mjekësore të cilat janë vënë tashmë në përdorim.

  1. b) Mundësim i kushteve për përfshirje të zmadhuar të transpalantimit të indit dhe organeve, si edhe përparim në sigurimin e gjakut, qelizave, indeve dhe organeve të cilat përdoren në procedurat mjekësore. Shteti ynë do të duhet të përforcojë kapacitetet e veta për zbatim të transplantimit, kurse njëkohësisht nëpërmjet pjesëmarrjes në rrjetet përkatëse do të mundësohet shkëmbimi i organeve me shtetet e tjera anëtare të BE-së, si dhe me shtete të tjera.

5) Integrimi i romëve dhe përparimi i shëndetit të Romëve. Anëtarësimi në BE do të rezultojë me përparim të shëndetit të romëve, përkatësisht R: Maqedonia do të ketë mundësi ta përparojë planifikimin dhe zbatimin e Strategjisë për romët dhe Planin aksionar për shëndetin e romëve. Nëse bëhemi shtet anëtar i BE-së, do të mund ta përdorim ndihmën dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian që ta përparojmë planin aksionar nacional për shëndetësinë që ekziston ose të përgatitim plan të ri. Gjithashtu,  pushtetet nacionale dhe lokale, si edhe organizatat qytetare dhe vetë bashkësia rome, do të mund të marrin pjesë në rrjetet dhe programet tuining të vendosura nga KE-ja për përforcim të kapaciteteve të tyre dhe për shkëmbim të praktikave të mira. Njëkohësisht, për herë të parë do të monitorohemi rregullisht dhe drejtpërdrejt nga BE-ja në aspektin e zbatimit të Strategjisë për romët dhe të Planit nacional për shëndetësi, duke u përforcuar kështu raportimi i shtetit për zbatim të rregullt të Planit.

  1. FONDE DHE LINQE NË DISPOZICION

Nëse Maqedonia bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, do të ketë qasje te fondet për përparim të politikave shëndetësore, sistemit shëndetësor, mbrojtjes shëndetësore dhe përparimit të shëndetit të qytetarëve. Mjetet të cilat do t’i kemi në dispozicion për përparim të shëndetësisë në shtet do të kontribuojnë në zmadhimin e mjeteve të cilat i kemi momentalisht në dispozicion nga burimet nacionale (momentalisht, buxheti mesatar i shëndetësisë në nivel vjetor është 498 milionë euro), duke u mundësuar kështu maksimizim i shumës që kemi në dispozicion të mjeteve për përparim të shëndetit të qytetarëve.

Me anëtarësimin në BE, Maqedonia do të ketë qasje te shumë fonde për financim të shëndetësisë, përkatësisht te mundësitë për financim nëpërmjet:

  1. a) Programit për shëndetësi në BE përcaktimi strategjik i së cilit është sigurimi i shëndetit dhe mbrojtjes shëndetësore të mirë dhe fokusohet në prioritetet kryesore të Komisionit Evropian, përkatësisht: vendet e punës, zhvillimi dhe investimet (shëndeti i popullatës dhe shërbimet shëndetësore si faktor produktiv për zhvillim dhe vende pune); tregu i brendshëm (për medikamente, pajisje mjekësore, Direktiva për mbrojtje shëndetësorë ndërkufitare dhe vlerësim i teknologjive shëndetësore); tregu i vetëm digjital (duke përfshirë dhe e-shëndetësinë); drejtësia dhe të drejtat fundamentale (lufta kundër pabarazive shëndetësore); politika e migracionit; dhe siguria (përgatitja dhe menaxhimi me kërcënimet serioze ndërkufitare).

Programi për shëndetësinë është instrument për financim dhe bashkëpunim midis shteteve të BE-së dhe i mbështet dhe zhvillon aktivitetet shëndetësore në BE. Ai është lëndë marrëveshjeje dhe miratimi midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së për një periudhë prej disa vitesh. Momentalisht po zbatohet Programi për shëndetësinë për periudhën 2014-2020 me buxhet prej 449,4 milionë eurosh, Ky program lidhet me 2 fushat me prioritet me këto qëllime specifike: promovim të shëndetit, parandalim të sëmundjeve dhe nxitje të stileve të shëndetshme të jetës nëpërmjet “shëndet në të gjitha politikat”, mbrojtje të qytetarëve të BE-së nga kërcënimet serioze shëndetësore ndërkufitare, të kontribuojë në sisteme shëndetësore inovative, efikase dhe të qëndrueshme dhe ta lehtësojë qasjen te mbrojtja shëndetësore e sigurt dhe me cilësi të lartë për qytetarët e BE-së.  Këtij programi i kanë paraprirë dy programe shëndetësore: Programi i parë shëndetësor i BE-së (2008-2013) dhe Programi i dytë shëndetësor i BE-së (2003-2007).

Programi për shëndetësinë zbatohet nëpërmjet programeve për punë, ku përcaktohen aksionet me prioritet dhe kriteret për financim. Në bazë të kësaj, Agjencia ekzekutive e bujqësisë dhe ushqimit të konsumatorëve (CHAFEA) organizon thirrje për propozim të projekteve dhe granteve operative, si dhe thirrje për aktivitete dhe tenderë të përbashkët. Pjesëmarrja është e hapur për një spektër të gjerë të organizatave dhe përfshin: pushtete publike; institucione nga sektori publik, sidomos institucione hulumtuese dhe shëndetësore; universitete dhe institucione të arsimit të lartë; dhe OJQ. Ekzistojnë dy mekanizma kryesorë për financim: grante dhe tenderë, kurse lloji i financimit për çdo aksion duhet të përcaktohet çdo vit në planin e punës.

  1. bPlani investues për evropën , i cili ka për qëllim ta përforcojë konkurrencën dhe t’i promovojë investimet në BE, duke kontribuar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjes së qëndrueshme. Baza e planit investues është Fondi Evropian për Investime Strategjike (FEIS), partneriteti i Komisionit dhe Bankës Evropiane për Investime – BEI, duke siguruar garanci financiare në vlerë prej 315 miliarda eurosh për investime në periudhë pre tri vjetësh deri në shumë prej 500 miliarda eurosh me vazhdim deri në vitin 2020. Fushat me prioritet për investim në rregullativën FEIS-it janë zgjidhjet e reja shëndetësore , medikamentet dhe infrastruktura sociale.

Propozimet për investime në sektorin e shëndetësisë duhet t’i drejtohen Bankës Evropiane për Investime, kështu që aplikimet vlerësohen bashkarish nga Banka dhe nga Komiteti Investues i Fondit Evropian për Investime Strategjike. Një prej përpjekjeve të Fondit është zvogëlimi i barrierave për investime dhe kështu do të lehtësohet investimi. Për këtë qëllim është themeluar Qendra Evropiane Investuese  Këshillëdhënëse (EIAH), iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian dhe Bankës Evropiane Investuese, e cila i mbështet investitorët dhe promotorët në zhvillimin e projekteve, ndërtimin e kapaciteteve dhe u siguron këshilla financiare. Portali për projekte investuese evropiane (EIPP) u mundëson promotorëve publikë dhe privatë me seli në BE ta prezantojnë projektin e vet investues dhe të arrijnë te investitorët potencialë nga e gjithë bota.

  1. cStrukturat evropiane dhe fondet investuese (SEFI), të cilat kanë për qëllim t’i zvogëlojnë pabarazitë sociale dhe ekonomike midis rajoneve në Evropë. Kurse shtetet e BE-së vendosin, i përcaktojnë dhe i zbatojnë investimet në sektorin shëndetësor, Komisioni Evropian punon me to që t’i përforcojë kapacitetet e tyre në menaxhimin me fondet strukturuara në shëndetësi dhe e nxit shkëmbimin e praktikave më të mira. Modalitetet e financimit dhe prioritetet tematike koordinohen me shtetet e veçanta të BE-së, të cilat mandej janë përgjegjëse për zbatimin e investimeve në nivel nacional. Shfrytëzues janë trupat publikë, organizatat e sektorit privat (sidomos bizneset e vogla), universitetet, organizatat joqeveritare dhe shoqëritë.

Fondet strukturore dhe investuese në periudhë 2014 ‒ 2020 u dedikohen: përmirësimit që qasjes te mbrojtja shëndetësore; mbështetjes në proceset reformatore për sisteme shëndetësore efektive dhe elastike; e-shëndetësi/zgjidhje digjitale, sidomos në lidhje me tregun e vetëm digjital dhe interoperabilitetin e kësaj zgjidhjeje në dhe nëpër shtetet e BE-së; hulumtimeve dhe inovacioneve në shëndetësi dhe shkencën e jetës; mplakjes aktive dhe të shëndetshme, shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve; dhe fuqisë së shëndetshme të punës (trajnim, mësim i përjetshëm, planifikim të fuqisë së punë, mirëmbajtje).

çFondi evropian social plus – ESF + është program i ri i cili shërben si instrumenti kryesor financiar i BE-së për drejtim të investimeve në njerëz dhe zbatim të Shtyllës evropiane për të drejta sociale, duke i përfshirë edhe politikat shëndetësore. Programi ESF+ i bashkon fondet dhe programet ekzistuese, duke përfshirë: Fondin evropian social dhe Iniciativën për punësim të të rinjve; Fondin për ndihmë evropiane për ata që u janë shkelur të drejtat; Programi për punësim dhe inovacion social dhe Programi për shëndetin.

Një prej qëllimeve kryesore të financimit të programit ESF+ është parandalimi i rreziqeve shëndetësore dhe promovimi i shëndetit publik. Programi ESF+ përfshin 413 milionë euro për shëndetësinë, me të cilat do të mbështeten dhe financohen aktivitetet/nevoja shëndetësore të caktuara dhe do të mundësohet integrimi i shëndetësisë në politikat e tjera të ngjashme dhe koordinim midis aktiviteteve komplementare lidhur me shëndetin. Kandidatët potencialë për fitimin e mjeteve nga ky program janë pushtetet nacionale shëndetësore, si dhe institucionet/trupat publike dhe private, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të cilat punojnë në fushën e shëndetësisë së BE-së dhe të cilat i mbështetin qëllimet specifike të programit të BE-së. Mundësitë për përdorim të Programit ESF+ për shëndetësinë nga viti 2021 deri në vitin 2027 do të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave shëndetësore të identifikuara në Semestrin evropian.

Politikat shëndetësore të BE-së do të financohen edhe nëpërmjet instrumenteve financiare me qëllim që të zmadhohet ndikimi mbi buxhetin e BE-së në politikat shëndetësore, siç janë Fondi evropian për zhvillim rajonal, Horizont Evropa, Evropa Digjitale, Fondi Invest BE, Fondi për lidhje të Evropës etj. Këshilli i BE-së  duhet të jetë dakord njëzëri për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së dhe propozimin ligjvënës, në përputhje me Parlamentin Evropian, por Komisioni Evropian tashmë ka deklaruar se ka kryer gjithçka që është në fuqinë e vet që ta lehtësojë përgjigjen e shpejtë. Kjo përgjigje duhet të arrijë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe para samitit në Sibiu, Rumani, të caktuar për në maj të vitit 2019.

  1. d) Financimi i aktiviteteve për përparim të shëndetit publik. Komisioni Evropian siguron edhe fonde për mbështetje të aktiviteteve lidhur me ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik. Bashkimi Evropian mbështet aksione të koordinuara për zvogëlim të dëmeve nga alkooli midis shteteve anëtare të BE-së. Kështu, në vitin 2014 filloi Aksion të përbashkët për zvogëlim të dëmeve lidhur me alkoolin (RARHA), ku marrin pjesë 32 institucione dhe organizata partnere nga 27 shtete anëtare, duke përfshirë edhe Zvicrën, Islandën dhe Norvegjinë. Ky aksion mbështetet financiarisht nga fondet për Programin e dytë shëndetësor të BE-së. Parlamenti Evropian financon projekte pilot të cilat kanë për qëllim t’i trajtojnë determinantët socialë në shëndet dhe ta përparojnë shëndetin, sidomos të grupeve të lëndueshme të popullatës. Bashkimi Evropian ka financuar 45 projekte për determinantë socialë në shëndetësi si pjesë e zbatimit të strategjisë shëndetësore të BE-së.
  2. dh) Qasje te fondet për integrim të romëve dhe përparim të shëndetit të romëve. Korniza shumëvjeçare financiare, 2014-2020, e lehtëson procesin për shfrytëzim të fondeve të BE-së për integrim të romëve nga shtetet anëtare të BE-së. Dymbëdhjetë shtete anëtare përzgjedhin një prioritet të ri për investim, i cili mundësin qartë, por jo vetëm, targetim të romëve, kurse për këtë qëllim alokohen 1,5 miliarda euro. Janë identifikuar edhe prioritete të tjera për investim të cilat kontribuojnë për inkluzion të romëve, siç janë: Fondi Evropian Social dhe Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal. Maqedonia do të ketë qasje te mjetet e BE-së dedikuar integrimit të romëve në katër fushat kryesore – shëndetësi, arsim, punësim dhe strehim.

 

Përpiluar nga: ЕSЕ ‒ Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, gusht 2018.

Сите објави од: Shëndetësi

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој