Sfida për bujqësinë maqedonase

Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë maqedonase, me kontribut të konsiderueshëm në ekonomi dhe stabilitetin social i cili së bashku me gjuetinë, pylltarinë dhe  peshkatarinë, paraqesin sektorin e tretë më të madh me pjesëmarrje prej rreth 11% në vlerën e përgjithshme të shtuar nga të gjitha aktivitetet.  Sektori bujqësor punëson rreth 19% të popullatës së përgjithshme aktive, ndërsa nëse e marrim parasysh shkallën e lartë të papunësisë, bujqësia, në fakt, mundëson reduktimin e varfërisë, në veçanti në mjediset rurale.  Në Maqedoni, masat intervenuese (mbështetja për grumbullim dhe magazinim) janë të drejtuara kah gruri si produkt strategjik, ndërsa subvencionet për konsumin dedikohen për frutat e freskëta, perimet, qumështin dhe prodhimet e qumështit, prodhim vendas.  Tregu maqedonas është relativisht i hapur – tregtia e jashtme është tërësisht në pajtim me rregullat e MSA-së, Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, CEFTA dhe marrëveshje të tjera bilaterale për tregtinë e lirë.

Shfrytëzimi i pamjaftueshëm i kapaciteteve prodhuese dhe niveli i ulët i produktivitetit është karakteristikë për shumicën e faktorëve në bujqësinë maqedonase, që në përgjithësi rezulton me nivel të ulët në furnizimin me ushqimin themelor ( grurë, mish, qumësht, vaj, sheqer), por njëkohësisht do të thotë edhe zmadhim i importit dhe i deficitit të jashtëm tregtar.

Bujqësia maqedonase ka nevojë për zhvillim dhe modernizim, që realisht do të thotë edhe ndryshime në të gjithë strukturën e sektorit bujqësor: prodhimi primar, zinxhiri bujqësor – ushqimor, tregjet, shërbimet shoqërore dhe institucionet.

Mungesa kryesore e politikës bujqësore maqedonase është mungesa e qasjes strategjike, që kontribuon drejt ndryshimeve të shpeshta të transferimeve buxhetore edhe te programimet afatgjate dhe te ato vjetore. Nga ana tjetër, shoqatat e bujqve dhe të interesuarve të tjerë nuk demonstrojnë rezistencë politike dhe nuk i paraqesin problemet dhe zgjidhjet e vërteta.  Problem tjetër serioz i politikës bujqësore maqedonase është numri i madh i masave me procedura të komplikuara, në kushte kur 58% e ekonomive bujqësore përpunojnë më pak se një hektar tokë bujqësore, ndërsa shumë bujq janë me shkallë të ulët të arsimit.  Numër i madh i masave edhe si mbështetje e drejtpërdrejtë për prodhuesit dhe si masa të strukturuara, i komplikojnë procedurat administrative, i risin shpenzimet e implementimit dhe i hutojnë shfrytëzuesit.  Në përgjithësi, bujqësia maqedonase ka nevojë për  zhvillim më të madh nëpërmjet investimeve në kapacitetet prodhuese dhe nëpërmjet modernizimit të tyre.

Fakte për bujqësinë në Bashkimin Evropian

Politika e përbashkët bujqësore (PPB) paraqet sistem të partneritetit ndërmjet Evropës dhe bujqve të saj, qëllimi kryesor i së cilës është të sigurohet mirëmbajtja dhe rritja e prodhimit bujqësor të produkteve bujqësore e cila do të garantojë furnizim të rregullt dhe të sigurt të ushqimit me çmime të pranueshme për qytetarët evropian, por edhe do të sigurojë kushte për bujqit të realizojnë fitim të denjë.  Fokusi i bujqësisë evropiane gjatë periudhës në vijim është drejtuar kah rritjes së sigurisë së ushqimit, dhe kjo në nivel global, si dhe në drejtim të rritjes së pre supozuar të prodhimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, që të ushqehet popullata botërore, e cila supozohet se në vitin 2050 do të jetë 9 miliardë njerëz.

Prioritetet e BE-së në këtë fushë janë ndryshimet klimaterike dhe ekonomizimi i qëndrueshëm me resurset natyrore, si dhe kujdesin për fshatrat në BE dhe rruajtja e aktiviteteve ekonomike në mjediset rurale.

PPB-ja, në fakt është, politikë e përbashkët për të gjitha vendet anëtare të BE-së, e cila udhëhiqet në nivel të BE-së, qeveritarëve të vendeve anëtare dhe plotësohet nga vendet anëtare, ndërkaq financohet nga buxheti vjetor i BE-së. Politika bujqësore e BE-së siguron ndihmë për ekonominë bujqësore për prodhimin e produkteve me cilësi të lartë, të cilat kërkohen në treg, si dhe motivimi i ekonomive të zhvillojnë mënyra plotësuese për përmirësimin e biznesit në pajtim me mjedisin jetësor.  Për këtë shkak, Evropa ka sektor bujqësor modern, konkurrent dhe të qëndrueshëm, i cili ka vendin kryesor në tregjet botërore dhe eksportues kryesor, por edhe importuesi më i madh i ushqimit, para së gjithash, nga vendet në zhvillim.  Bujqësia në Evropë është e qëndrueshme dhe efikase dhe përdor metoda të pa rrezikshme për prodhimin, duke e pasur parasysh çdo herë mjedisin jetësor, dhe ofron prodhime cilësore të cilat i përgjigjen kërkesave të konsumatorëve.
Roli i sektorit bujqësor i BE-së nuk është vetëm të prodhohet ushqimi, theks i madh vihet edhe tek shfrytëzimi i komunave rurale dhe në reflektimin e traditave të tyre të pasura dhe llojllojshmërinë, me çka rruhet toka si vend ku jetojmë, punojmë dhe pushojmë.

Bujqësia ka kontribut të rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe për qëndrueshmërinë e mjedisit jetësor. Bujqësia evropiane nuk është një dimensionale, siç mendohet se është.  Në fakt, bujqit kryejnë funksione të ndryshme, duke filluar nga prodhimi i ushqimit deri te menaxhimi i fermës, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe turizmi.  Prandaj bujqësia mund të përshkruhet si veprimtari multifunksionale.

Nëse analizohen të dhënat në sektorin bujqësor për vendet anëtare, të cilat kanë aderuar në Bashkimin Evropian  nga viti 2007 e këndej, mund të thuhet se gjatë periudhës së negociatave para aderuese dhe me atë që vendi bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në bujqësi ndodhin këto ndryshime:

  • Rritja e shfrytëzimit të tokës bujqësore,
  • Rritja e madhësisë mesatare të ekonomive bujqësore,
  • Rritja e produktivitetit,
  • Rritja e të ardhurave të ekonomive bujqësore,
  • Rritja e prodhimit bujqësor në nivel vendor.

Si për shembull, në lidhje me produktivitetin e prodhimit bujqësor, në Bullgari ajo rritet në nivel vjetor, mesatarisht për 0,5%.  Gjithashtu, gjatë periudhës nga viti 2007 – 2013, vlera e prodhimit të përgjithshëm bujqësor në Bullgari rritet për 7%.  Në Slloveni, nga ana tjetër, ka rritje të konsiderueshme të prodhimit bujqësor gjatë periudhës pas anëtarësimit të vendit ( mesatarisht nga 7,2% në nivel vjetor).  Në Bullgari, ndërmjet vitit 2010 dhe 2016, indeksi i prodhimit bujqësor vjetor për ekonomi, është rritur për më tepër se 20%. Të dhënat e fundit periudha nga viti 2015 – 2016 tregon rritje të të ardhurave vjetore në Kroaci për 11.3%.

Gjithashtu, në lidhje me zmadhimin e shfrytëzimit të tokës bujqësore (SHTB), në Bullgari SHTB është zmadhuar për 24%, ndërsa në Republikën e Sllovenisë pothuajse nuk ka ndryshim në lidhje me SHTB. Në Kroaci, në periudhën nga viti 2010 – 2013 SHTB ka shënuar rritje për 16%. Ndërkaq, nga ana tjetër, në drejtim të rritjes së prodhimit bujqësor, gjatë periudhës nga viti 2007 deri në vitin 2013, vlera e përgjithshme e prodhimit bujqësor në Bullgari është rritur për 7%.

Në drejtim të sipërfaqes mesatare të ekonomisë bujqësore (EB), madhësia e ekonomive bujqësore mesatare në Bullgari është zmadhuar nga 4,4 ha në 18,3 ha.  Në Slloveni nuk ka shumë ndryshime në raport me madhësinë e ekonomive bujqësore – vetëm 15% (nga 5,6 ha në 6,7 ha). Në Kroaci madhësia mesatare e ekonomisë bujqësore në  vitin 2010 ka qenë 5,6 ha, ndërsa në vitin 2013 madhësia mesatare e EB ka qenë 10 ha.

Përfitimet e bujqësisë maqedonase nga anëtarësimi në BE

Aderimi i Republikës së Maqedonisë në BE do të thotë edhe inkurajim për hapjen e mundësive të reja dhe për qytetarët edhe për kompanitë. Në planin ekonomik kjo do të thotë inkurajim për bujqësinë dhe kapitalin privat, hapjen më të madhe të kufijve ndaj investimeve të huaja, standard të përbashkët dhe ndihmë të madhe nga institucionet e BE-së nëpërmjet fondeve të dedikuara për vendet anëtare. Njëkohësisht, aderimi në BE do të thotë edhe shumë rregulla të reja, qëllimi i së cilës është të inkurajohet zhvillimi i bujqësisë në Maqedoni.  Edhe pse negociatat fillojnë me çështje në lidhje me kapitujt, siç janë korrupsioni dhe liria, megjithatë, ndoshta fusha më e madhe që do të duhet të rregullohet është bujqësia.

Për momentin, shkëmbimi tregtar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe BE lëviz ndërmjet 55 dhe 64% nga tregtia e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë me botën, respektivisht BE-ja është një nga tregjet kryesore për bujqësinë maqedonase.

Një nga përfitimet më të mëdha për Maqedoninë është fakti se me aderimin në BE për Maqedoninë hapet treg prej mbi 500 milion konsumatorë.

Në mënyrë plotësuese, për ne do të jenë në dispozicion edhe një numër i madh i fondeve evropiane.

Ajo që është me rëndësi të theksohet është se gjatë aderimit në Bashkimin Evropian, Maqedonia do të bëhet pjesë e tregut të vetëm të BE-së, respektivisht do të ketë qasje të lirë drejt tregjeve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe në tregjet e vendeve me të cilat BE-ja ka lidhur marrëveshje për tregti të lirë.

Njëkohësisht do të eliminohen të gjitha doganat dhe barrierat jo tarifore, si dhe kontrollet kufitare të BE-së, kështu do të kursehet në kohë dhe kostoja e kontrolleve, dogana dhe procedurat administrative.  Kjo do të thotë se transporti i produkteve maqedonase do të përshpejtohet, ndërsa shpenzimet për transport do të zvogëlohen.

Me aderimin në Bashkimin Evropian nuk do të ekzistojnë kufizime kuantitative ( sasiore)  për import dhe eksport të produkteve ndërmjet vendeve anëtare.  Në mënyrë plotësuese, Maqedonia do të ndërmarrë edhe politikën e përbashkët tregtare të BE-së ndaj vendeve të treta dhe do ta zbatojë Tarifën e përbashkët doganore të BE-së ndaj vendeve të treta.  Kjo do të thotë se do të ndryshohen shkallët doganore gjatë importit të produkteve nga vende të treta, ndërsa pritet se lartësia mesatare e shkallës doganore për produktet – ushqimore bujqësore me vende të treta do të zvogëlohet  nga 13,75% në 9.9%.

Mbrojtja doganore për produktet bujqësore dhe ushqimore në BE është e lartë, dhe me aderimin në BE, produktet bujqësore nga Maqedonia do të jenë të mbrojtura nga importi i atyre produkteve nga vende të treta.

Gjithashtu, Maqedonia do t’i bashkëngjitet Zonës Ekonomike Evropiane (European Economic Area ‒ ЕЕА), me të cilën do të vendoset treg i vetëm ndërmjet vendeve anëtare të BE-së, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës.  Gjithashtu, do të ndërmerret edhe regjimi tregtar pa doganë me Zvicrën dhe Bashkimi Doganor me Turqinë.

Me aderimin në Bashkimin Evropian, Maqedonia do t’i ndërmarrë edhe marrëveshjet tregtare preferenciale të BE-së me vendet mesdhetare, si dhe me Algjerinë, Egjiptin, Izraelin, Jordaninë, Libanin, Marokun, me vendet e Karaibeve dhe me vendet e paqësorit, si dhe me Unionin doganor me Andorrën, Monakon dhe San Marinon.  Të gjitha këto marrëveshje preferenciale tregtare të përmendura, paraqesin tregje potenciale të reja për eksport, dhe ofrojnë mundësi të reja për prodhuesit maqedonas.

Me aderimin e BE-së, interesat tregtar të Maqedonisë do të bëhen interesa tregtar evropian dhe do të prezantohen nga Komisioni Evropian si në rajon ashtu edhe në mbarë botën. Gjithashtu, prodhimet, të cilat tërësisht janë prodhuar ose kanë shkallë të mjaftueshme të përpunimit në Maqedoni, do të fitojnë etiketë të prodhimeve të prodhuara në BE, që do të ketë efekt pozitiv për imazhin dhe marketingun e produkteve, si në tregun vendas ashtu edhe në tregjet e huaja.

Analizat e bëra pas aderimit të vendeve të reja anëtare në Bashkimin Evropian, si për shembull Kroacia, tregojnë së vëllimi i tregtisë me prodhime bujqësore – ushqimore është rritur pas aderimit në BE.

Sipas të dhënave të International Trade Center – Trade Map, në bazë të krahasimit të mesatares nga periudha 2014 – 2017, me vitin 2012, importi i Kroacisë, të produkteve bujqësore – ushqimore është rritur mesatarisht për rreth 32%, ndërsa eksporti i këtyre prodhimeve është rritur mesatarisht për rreth 38% (ibid).

I ngjashëm është rasti edhe me Bullgarinë, ku nga aderimi i këtij vendi në BE në vitin 2007, kur eksporti në sektorin bujqësor ka qenë përafërsisht 1 miliardë euro, ai për vitin 2016 shënon rritje në 3,5 – 4 miliardë euro, ndërsa në mënyrë plotësuese shënon rritje edhe në punësimin në këtë sektor për 27% si dhe rritjen e investimeve për 13%.

Të parashihet me siguri lartësia e mjeteve të cilat Republika e Maqedonisë do ti fitojë si vend anëtare nuk është e mundur, por nëse bëhet krahasim me gjendjen momentale me tokën bujqësore të përdorur në Maqedoni dhe me numrin e ekonomive bujqësore, Maqedonia për momentin ka strukturë bujqësore të ngjashme në drejtim të SHTB si Sllovenia, ndërsa për nga numri i ekonomive bujqësore si Kroacia.  Me përllogaritje dhe supozime të rrumbullakuara, mund të pritet se Maqedonia do të ketë nga ,5 deri në 2.5 miliardë mbështetje për SHTB – buxheti është lëndë e negociatave me BE gjatë kohës kur do të bëhet vend anëtar.

Nga ana tjetër kur bëhet fjalë për të ardhurat e çdo bujku, që ai do t’i realizojë pas aderimit në BE, duhet të përmendet se i njëjti varet nga shumë faktorë, siç është madhësia ekonomike e ekonomisë bujqësore familjare, pastaj nga lloji i prodhimit, shkalla e modernizimit të fermës etj., por ajo që është e rëndësishme të përmendet këtu është se SHTB dhe BE kanë kujdes prodhuesit e prodhimeve bujqësore të kenë të ardhura nga 2.000 euro deri në 500.000 euro të ardhura në nivel vjetor.  Pikërisht për këtë shkak SHTB pësoi reformë gjatë vitit 2014 – 2020 dhe në pajtim me qëllimet e vendosura dhe përllogaritjet, pritet ekonomia familjare bujqësore standarde në nivel vjetor të mos jetë nën 25.000 euro të ardhura.

Në mënyrë plotësuese, me aderimin në BE, me qasjen drejt fondeve dhe mbështetjen nga BE, është e pritshme agrari maqedonas ti tejkalojë edhe sfidat në lidhje me inovacionet dhe digjitalizimin, teknologjitë moderne dhe pajisjen, përmirësimin e lidhjeve ndërmjet prodhuesve, përpunuesit dhe tregjet, si dhe përforcimin e shërbimeve këshillëdhënëse për bujqit.  Në epokën digjitale, afaristët e vegjël dhe fermerët familjar në Maqedoni do të kenë nevojë për inovacion të vazhdueshëm, ndërsa për këtë ju duhet mbështetje e përmirësuar nëpërmjet shërbimeve këshillëdhënëse pluraliste dhe inkluzive të cilat do të jenë të qasshme në BE. Në lidhje me konkurrencën e tregut evropian, e cila në veçanti do të jetë e shprehur pas aderimit të Maqedonisë në BE, prodhimet me karakter lokal, në veçanti prodhimet organike nga Maqedonia, do të kenë parakushte të shkëlqyera dhe kushte më të mira për zhvillim.

Njëkohësisht, duhet të kihet parasysh se tregtia e lirë është e dobishme për Maqedoninë nëse fokusohet në prodhimin në fusha ku ka përparësi krahasuese.  Për shkak se është vështirë fermat familjare në Maqedoni, të vogla dhe të shpërndara, t’i plotësojnë standardet ndërkombëtare për cilësi dhe marketing, është e pritshme se do të bëhet edhe konsolidimi i tokës bujqësore.

Mbështetja për modernizim dhe konkurrencë të ekonomive bujqësore familjare, drejtpërdrejtë nga BE- ja shënon qarkullim shumë më të lehtë të mallit, respektivisht të prodhimeve bujqësore, eksport shumë më të lehtë, por edhe hapjen e tregjeve të reja, dhe më vetë këtë edhe zmadhimin e çmimit të grumbullimit të prodhimeve bujqësore.

BE- ja për prodhimin bujqësor maqedonas do të thotë rritjen e prodhimit, produktivitetit, efikasitetit, rritjen e absorbimit të fondeve të cilat i kemi në dispozicion, respektivisht ndërtimin e bujqësisë konkurrente, moderne e cila është dega kryesore e ekonomisë maqedonase.

Fonde të qasshme për zhvillimin e bujqësisë

Me t’u bërë shteti vend anëtar, fitohet qasje drejt fondeve kohezive dhe të strukturuara, si dhe në buxhetin bujqësor të parashikuar për mbështetjen e Politikës së përbashkët bujqësore PPB.

Më 01.06.2018 BE-ja e publikoi propozim buxhetin bujqësor, i cili është 375 miliardë euro dhe është për periudhën programore 2021 – 2027. Miratimi i tij pritet të ndodhë në vitin 2019.

Konkretisht për vitin 2019 nga IPA – programi për sektorin Bujqësi dhe Zhvillim Rural do të akordohen 15 milion euro.

Me negociatat pritet mbështetje nga BE-ja për absorbimin e përshpejtuar nga IPARD – programet.  Sa për ilustrim, në nivel vjetor nga ky fond sigurohen nga 60 – 80 milion euro për mbështetjen e bujqësisë maqedonase, ndërsa me hapjen e negociatave para aderuese për aderim në BE, pritet rritja për 10 – fish e këtyre mjeteve.

 

Përpiluar nga: Koalicioni Rural, gusht 2018

 

Referenca

  1. Volt, T., Erjavec, E dhe Mortensen, K., Politika bujqësore dhe integrimi evropian në Evropën Juglindore http://www.fao.org/3/c-i4166o.pdf
  1. Strategjia nacionale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, 2014 – 2020 http://www.konkurentnost.mk/StrateskiDokumenti/Startegija_za_zemjodelstvo_i_ruralen_razvoj_final.pdf
  2. Strategjia nacionale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, 2013 – 2017 http://www.mzsv.gov.mk/nacionalna_programa.pdf
  3. Strategjia nacionale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, 2018 – 2022 http://www.ipardpa.gov.mk/Root/mak/default_mak.asp
  4. Programi për zhvillim rural për vitin 2018 http://www.ipardpa.gov.mk/Root/mak/default_mak.asp
  1. Studimet e rastit për zhvillim të barabartë rural – Zhvillimi rural si pjesë e zhvillimit të përgjithshëm rajonal i komunave, botim i Koalicionit rural dhe Forumi CSID http://forum-csrd.org.mk/%D1%81%D1%82%D1%83%D0%B4%D0%B8%D0%B8-%D0%BD%D0%B0-%D1%81%D0%BB%D1%83%D1%87%D0%B0%D1%98-%D0%B7%D0%B0-%D1%81%D0%BF%D1%80%D0%BE%D0%B2%D0%B5%D0%B4%D1%83%D0%B2%D0%B0%D1%9A%D0%B5-%D0%BD%D0%B0-%D0%BF%D0%BE-2/
  2. IPARD Programe 2014-2020 https://ec.europa.eu/agriculture/enlargement/assistance/ipard_en
  3. Analiza e të dhënave nga MBPEU të kërkuara në bazë të të drejtës për qasje të lirë drejt informatave me karakter publik http://mzsv.gov.mk/
  4. LIDER – qasje, doracak kryesor, http://www.seerural.org/wp-content/uploads/2009/05/05_LIDER-Pristap.pdf
  5. Ligi për bujqësi dhe zhvillim rural, teksti i konsoliduar, http://zpis.gov.mk/Upload/Documents/Zakon%20za%20zemjodelstvo%20i%20ruralen%20razvoj%20mart%202017.pdf
  6. Analiza më shumë dimensionale për varfërinë në R.  Maqedonisë, Federata e Fermerëve të RM-së, Shkup, 2017,
  7. Përshkrim i BE-së- bujqësi, Komisioni Evropian, http://europa.eu/pol/index_en.htmhttp://europa.eu/!bY34KD

 

 

Сите објави од: Bujqësi

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој