Rezultatet primare janë zvogëlimi i numrit të spërkatjeve të pemishteve frutore me pesticide deri në 30 përqind.

Bujqit në rajonin e Prespës nëpërmjet sms-mesazheve dhe faqes së specializuar në Fejsbuk “Shërbimi për prognozë dhe signalizim – Prespa” marrin lajmërime kur dhe me çfarë preparatesh kimike duhet t’i spërkatin pemishtet që të pengojnë shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Mesazhet dërgohen nga laboratori agrokimik lokal, ku në mënyrë elektronike ndiqen shtatë stacione agrometeologjike automatike, të vendosura në vende të ndryshme, të cilat përfshijnë 90% të tokës së përpunueshme në Prespë. Stacionet, nëpërmjet parametrave të caktuar tregojnë se a ka nevojë për spërkatje me pesticide, që të parandalohet përdorimi i madh me preparate kimike të cilat e ndotin mjedisin jetësor. Një pjesë e stacioneve janë blerë me mbështetjen e UNDP-së, kurse një pjesë nëpërmjet Projektit “Praktika inovatore në mbrojtjen e mjedisit jetësor” i mbështetur financiarish nëpërmjet komponentit IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri.

Rezultatet primare janë zvogëlimi i numrit të spërkatjeve të pemishteve frutore me pesticide deri në 20 përqind.

Këto stacione matin rreth 30 parametra, si për shembull, temperaturën e ajrit, shpejtësinë e erës, lagështinë e ajrit, rrezatimin e diellit, në bazë të të cilave përcaktohet sa është rreziku i shfaqjes së sëmundjeve apo dëmtuesve, që të shfrytëzohen racionalisht pesticidet dhe plehrat që të zvogëlohet ndikimi i tyre negativ mbi mjedisin.

Сите објави од: Artikuj Eureka

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој