Shans për arsim më të mirë dhe punësim më të lehtë të të rinjve

Garancia rinore si mënyrë që të gjendet më lehtë punë është jashtëzakonisht e rëndësishme për një shtet si Maqedonia, ku numri i të papunësuarve te rinia është më i madh se numri i të punësuarve.

Me 50.1 përqind të papunësuar, Maqedonia zë vendin e tretë në botë për numrin e të rinjve të papunësuar në listën e Bankës Botërore, e cila mbështetet në përqindjet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për vitin 2017. Me papunësi më të madhe janë vetëm Afrika e Jugut me normë prej 54,2 përqind dhe Bosnja dhe Hercegovina me një normë prej 67,5 përqind. Nga shtetet e tjera në rajon, papunësi më të madhe te të rinjtë ka Greqia – 47,4 përqind, kurse pastaj vijojnë Serbia me 33,7 përqind, Kroacia me 29,4 përqind, Sllovenia me 15,4 përqind dhe Bullgaria me 15 përqind.

Sipas përkufizimit, të rinj të papunësuar janë personat në moshë nga 15 deri në 24 vjet, të cilët janë të përgatitur të punojnë dhe të cilët kanë ndërmarrë aktivitete që të gjejnë punë në katër javët e fundit. Kjo e dhënë konsiderohet si shumë e rëndësishme në raport me faktin se si një gjeneratë e fillon, përkatësisht nuk e fillon karrierën e vet të punës. Domethënë, këtu nuk bëhet fjalë për të rinjtë të cilët janë në sistemin arsimor dhe të cilët nuk kërkojnë punë.

Por, siç dëshmojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, janë dëshpëruese normat e papunësisë edhe për të rinjtë mbi 25 vjet. Kështu, papunësia tek ata midis 19 dhe 19 vjet është 58,9 përqind, nga 20 deri në 24 vjet papunësia është 46,1 përqind, kurse nga 25 deri në 29 vjet janë 35,2 përqind.

Politikat rinore të BE-së përfshihen në Strategjinë për të rinjtë 2010 – 2018 e cila ka dy qëllime kryesore: të sigurojë më shumë mundësi të barabarta për të rinjtë për arsimimin dhe punësimin e tyre. Po shqyrtohen edhe propozimet për strategjinë e re e cila duhet të nisë në vitin 2019.

Iniciativat e BE-së janë të drejtuara kah arsimit, punësimit të të rinjve, vullnetarizmit, mobilitetit, nxitjes së mësimit joformal, përfshirjes së të rinjve në proceset demokratike, përfshirjes sociale, shëndetësisë, kreativitetit dhe kulturës.

Garancia rinore

Një nga sukseset kryesore dhe më të suksesshme të Bashkimit Evropian për të rinjtë është Garancia rinore, pjesë e Shtyllës evropiane për të drejtat sociale. Garancia rinore siguron që të rinjtë deri në moshën 25 vjet, në afat prej 4 muajsh pas përfundimit të arsimit ose që kanë mbetur pa punë, të marrin ofertë për punësim, trajnim, praktikë apo vazhdim të arsimit.

Deri tani, BE-ja ka investuar 8,8 miliarda euro në Garancinë rinore, kurse nga viti 2014 e këndej, çdo vit 3,5 milionë të rinj në Evropë bëhen shfrytëzues të Garancisë rinore. Gjysma e tyre janë në marrëdhënie pune ose në proces arsimor 12 muaj pasi bëhen shfrytëzues të Garancisë rinore.

Iniciativa Rinore për Punësim

E themeluar në vitin 2013, kjo iniciativë është e drejtuar kah rajoneve evropiane të cilat ballafaqohen me normë të lartë të papunësisë rinore (mbi 25%). Si mbështetje për Garancinë rinore, Iniciativa Rinore për Punësim ka buxhet prej 8,8 miliarda euro në periudhën 2014 – 2020.

Programi për shkëmbime rinore

Shkëmbimet rinore i ndihmojnë të rinjtë që të fitojnë shkathtësi siç janë menaxhimi me projekte dhe puna në ekip. Mundësitë e tilla jashtë rrethit shkollor u mundësojnë grupeve të të rinjve të hyjnë në programin e strukturuar të aktiviteteve (për shembull, kombinim punëtorish, ushtrime, debate dhe luajtje rolesh) në një shtet tjetër ose jashtë BE-së, në afat prej maksimum 21ditësh. Shkëmbimet rinore janë të hapura për personat në moshë nga 13 deri në 30 vjet.

Shërbimi Vullnetar Evropian

Shërbimi Vullnetar Evropian u ofron të rinjve mundësinë ideale për të zhvilluar aftësitë e tyre personale dhe profesionale duke u kushtuar deri në 12 muaj punës së përditshme në organizatat nga fusha e kujdesit social, mbrojtja e mjedisit, programet e edukimit joformal, teknologjia e komunikimit, kulturën dhe shumë të tjera. Kjo është gjithashtu një mundësi për të forcuar vetëbesimin e tyre, të ndjehen më të angazhuar si qytetarë dhe për të përjetuar një mënyrë tjetër të jetës.

Aktiviteti vullnetar mund të zgjasë maksimum deri në një vit, kurse pjesëmarrësit mund të bëjnë punë vullnetare në mbështetje të çdo lloj qëllimi, brenda ose jashtë Bashkimit Evropian.

Сите објави од: Artikuj Eureka

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој