Për Brukselin, kufijtë e Maqedonisë janë të përcaktuar dhe të pandryshueshëm

Me nënshkrimin e Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e problemit me emrin, Maqedonia ka një adut të fuqishëm për aderim në Bashkimin Evropian (BE) në raport me kandidatët e tjerë të rajonit si shteti i vetëm pa probleme kufitare me fqinjët.

Në strategjinë e Komisionit Evropian (KE) të titulluar si “ Perspektivë e besueshme e zgjerimit dhe angazhim i përforcuar i BE-së në Ballkanin Perëndimor” e cila është miratuar në shkurt të këtij viti, një pjesë e rëndësishme është zgjidhja e problemeve kufitare  të të gjitha shteteve kandidate para hyrjes në BE. Strategjia parashikon mundësi për zgjerim të ri deri në vitin 2025, me plotësim të kritereve të BE-së.

Në udhërrëfyesin që parashikon anëtarësim të Malit të Zi dhe Serbisë në BE deri në vitin 2025 theksohet se para përfundimit të negociatave aderuese duhet të zgjidhen të gjitha problemet me kufijtë, sepse “BE-ja nuk mundet, as nuk do të importojë probleme të tilla”.

“Në rastet kur kontekstet e kufirit nuk do të zgjidhen, palët duhet t’i japin pa kushtëzim, në mënyrë obligative, për arbitrazh përfundimtar ose te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë para  përfundimit të negociatave aderuese dhe t’i respektojnë në tërësi vendimet” shkruhet në këtë dokument.

E mësuar nga përvoja me kontekstet kufitare midis dy anëtarëve të saj  të tanishme, sidomos atë midis Kroacisë dhe Sllovenisë për Gjirin e Piranit, BE ka për qëllim që me kusht të patjetërsueshëm për anëtarësim t’i vendosë kufijtë e “pastër” të kandidatëve.

Momentalisht, për shembull, Kroacia i ka ende të hapura çështjet kufitare me Serbinë, me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe me Malin e Zi. Serbia dhe Mali i Zi duhet ta zgjidhin këtë problem me Kroacinë deri në vitin 2023 nëse duan që dy vjet më pas të futen në BE.

Mali i Zi, gjithashtu, e ka kontestuar kufirin me Kosovën, të vendosur që në kohën e ish-Jugosllavisë, që në vitin 2015 të nënshkruajë marrëveshjen për demarkacion. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Kosovës, e cila tashmë e ka bërë demarkacionin e kufijve me Shqipërinë dhe me Maqedoninë i mbetet zgjidhja e kontekstit me Serbinë fqinje.

Negociatat midis këtyre dy shteteve janë në vijim dhe BE-ja pret angazhim konstruktiv nga të dy shtetet në zgjidhjen e këtij konteksti dhe qasje në drejtim të arritjes së rezultatit i cili do të thotë përparim në rrugën evropiane të të dyja shteteve. Zbatimi i tërësishëm i asaj që është dakorduar gjatë dialogut është obligim për të dy shtetet në raport me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe kështu e përcaktojnë shpejtësinë e integrimit të vet evropian.

Vetëm Maqedonia nuk ka kontekste kufitare, sidomos pasi në vitin 2009 e mbylli çështjen e hapur me demarkacion të kufirit me Kosovën, i gjatë 179 kilometra, dhe pasi e nënshkroi Marrëveshjen me Greqinë, ku neni tre e vërteton kufirin ekzistues midis dy shteteve si një kufi i qëndrueshëm dhe i paprekshëm ndërkombëtar.

“Asnjëra nga Palët nuk mund të mbështesë asnjëfarë pretendimesh për cilëndo pjesë të territorit të Palës tjetër, as pretendime për ndryshim të kufirit të tyre ekzistues të ndërsjellë. Përveç kësaj, asnjëra nga Palët nuk duhet të mbështesë kurrfarë pretendimesh të cilat mund t’i kenë palët e treta”, thuhet në Marrëveshje.

 

 Merkel: Nuk ka shkëmbim të territoreve

Megjithatë, tema për shkëmbim të territoreve në Ballkan u aktualizua përsëri pasi përfaqësuesit më të lartë shtetërorë të Serbisë dhe të Kosovës filluan haptas të licitojnë me shkëmbim të territoreve midis dy shteteve.

“Integriteti territorial në Ballkanin Perëndimor është përcaktuar dhe nuk është temë për negociata. Duhet ta përsëritim këtë, sepse kohë pas kohe ndodhin përpjekje që të bisedohet për kufijtë. Nuk mund ta bëjmë këtë?” tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

 

Сите објави од: Artikuj Eureka

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој