Haraçinasit nuk do të vrapojnë për dokumente deri në Shkup

Shkurtohen mundimet e banorëve të Haraçinës të cilëve deri tani u duhej të udhëtonin deri në Shkup për çdo lloj dokumenti. Barakën përdhese të ndërtuar në vitin 1952, që i shërbente bashkësisë së atëhershme vendore, pas zmadhimit të Haraçinës në komunë, e ka përdorur administrata lokale.

Kushtet për punë kanë qenë jashtëzakonisht të këqija, kurse të pakënaqur ishin edhe të punësuarit edhe banorët vendas, sepse të punësuarit rrallë kishin mundësi t’ua plotësonin kërkesat banorëve.

Gjendja tani duhet të ndryshojë tërësisht, sepse për nevojat e 20 mijë banorëve në Haraçinë, deri në fund të vitit do të fillojë të punojë objekti i ri dhe modern ku do të vendoset dhe do të punojë administrata e komunës.

Vendasit do të kenë qasje te të gjitha shërbimet që mund t’i ofrojë vetëqeverisja lokale. Ajo po ndërtohet sipas standardeve të BE-së, me qasje për personat me aftësi të kufizuar, kurse do të jetë edhe objekt energjetik efikas. Ndërtimi i ndërtesës është financuar me 260 ijë euro të siguruara nga Bashkimi Evropian si pjesë e Programit për Investime Rurale. Bashkimi Evropian ra dakord këtë vit të japë donacion madje 15,5 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës rurale në Maqedoni.

Сите објави од: Artikuj Eureka

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој