Fondet evropiane për cilësi të lartë të jetës

Negociatat janë quajtur me BE-në, por emri i vërtetë është “adaptim” i standardeve, politikave dhe normativave qëllimi përfundimtar i të cilit është shteti të afrohet me standardet në vendet e zhvilluara, kurse me këtë do të arrihet cilësia e jetës së qytetarit.

Kushtet themelore për cilësinë e jetës, si ajër i pastër, ushqim dhe ujë i provuar, spitale të pajisura, sistem edukues cilësor, drejtësi, si edhe lidhje e mirë me rrugët, transportin publik dhe hekurudhën në Maqedoni nga viti në vit po përkeqësohen.

Në buxhet nuk ka mjete të mjaftueshme që të mbulohen të gjitha nevojat për ngritjen e standardeve në të gjitha fushat e dhëna, kurse në dekadën e kaluar ka pasur shumë kritika për prioritetet e gabuara në alocimin e parave publike. Pikërisht procesi i përshtatjes hap mundësi me paratë e fondeve evropiane të përmirësohen të gjithë segmentet të cilat e prekin cilësinë e jetës së qytetarëve.

Gjithashtu, dhe të zvogëlohen praktikat e dëmshme të partizimit të institucioneve shtetërore, korrupsioni, prangat e palejueshme të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, mediat jo të lira.

Ana e mirë e rrëfimit për integrimin në BE është se, me mjete enorme nga fondet e strukturuara, Bashkimi Evropian i ndihmon shtetet që ta përmirësojnë cilësinë e jetës që të zvogëlohen dallimet e ndërsjella në standard. Një pjesë jo kaq e  këndshme e rrëfimit është se shtetet kanë përgjegjësi shumë më të madhe në atë proces, sepse mbi ta bie pesha që t’i zbatojnë reformat.

Sipas ekspertëve, ky presion është i dobishëm që të shteti të fillojë procesin serioz të depolitizimit të administratës dhe politikës kadrovike e cila do ta reflektojë hapin e reformave.

Ekzistojnë 5 fonde kryesore të BE-së të njohura me emrin e përbashkët Fonde Evropiane të Strukturuara dhe Investuese (FESI):

  1. Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal (FEZHR)
  2. Fondi Evropian Social (FES)
  3. Fondi Evropian Koheziv (FEK)
  4. Fondi Evropian Bujqësor për Zhvillim Rural
  5. Fondi Evropian për Detarinë dhe Peshkimin (FEDP)

Fondet evropiane dhe programet e Bashkimit, si edhe instrumentet e tjera funksionojnë sipas parimit të kofinancimit, i cili kërkon nga shteti përdorues të marrë pjesë me mjete financiare personale. Si rezultat i  parimit të tillë të financimit, mjetet e përgjithshme të investuara në programe, projektet dhe investimet janë shumë më të larta se mjetet e miratuara nga fondet evropiane. Prandaj, kombinimi i financimit nacional dhe evropian mundëson ndikim shumë më të madh në investimet e përgjithshme publike, kurse gjithashtu, mobilizon edhe investime të reja private dhe publike dhe çon në multiplikimin e efekteve.

Për këto pesë fonde janë përcaktuar rreth 455 miliarda euro, ose gjysma e buxhetit të planifikuar të BE-së për periudhën 2014-2020. Së bashku me kofinancimin nacional prej rreth 183 miliarda eurosh, investimet e përgjithshme janë minimum 637 miliarda euro. Fondet zbatohen nga shtetet anëtare nëpërmjet mbi 530 programeve nacionale, rajonale dhe interajonale. Mbi 120 miliarda euro nga fondet e strukturuara do të investohen në mënyrë strategjike për hulumtim dhe zhvillim, zhvillim të  biznesit të vogël dhe teknologjive digjitale në mbështetje të qëllimit për rritje të zgjuar. Në energji, mjedis jetësor, klimë dhe transport do të investohen 193 miliarda euro në mbështetje të qëllimit për zhvillim të qëndrueshëm. Rritja inkluzive do të mbështetet me investime në arsim dhe trajnim, inkluzionin social dhe përshtatjen profesionale të fuqisë punëtore në Evropë. Fondet SEI do të mbështetin drejtpërdrejt dy milionë ndërmarrje për zmadhim të konkurrencës së tyre, për zhvillim të prodhimeve inovative dhe hapjen e vendeve të punës.

Qëllimet e Evropës 2020 bazohen në tri shtylla:

Evropa 2020
Rritja e zgjuar Rritja e qëndrueshme Rritja inkluzive
Inovacionei Klima, energjia, mobiliteti Punësimi dhe shkathtësitë
Arsimi Konkurrenca Lufta kundër varfërisë
Shoqëria digjitale

 

Сите објави од: Artikuj Eureka

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој