Biznesmenët e Maqedonisë besojnë në efektin pozitiv nga hyrja në BE dhe NATO

Biznesmenët e Maqedonisë besojnë në efektin pozitiv nga hyrja në BE dhe NATO

Ekzistimi i ekonomisë funksionale (efikase dhe konkurrente) së tregut e cila është e aftë të ballafaqohen sfidat konkurruese dhe fuqitë e tregjeve në tregun evropian janë kriteret ekonomike për anëtarësim të cilat së bashku me kriterin politik, juridik dhe administrativ (të njohura si Kriteret e Kopenhagës) janë (para)kushtet kryesore të cilat duhet të plotësohen për anëtarësim në BE.

Në dokumentin “Studimi për konvergjencën e BE-së” që me kërkesë të Ministrisë së Financave për vitin 2009 e përpiluan ekspertë të huaj, të cilët janë ranë dakord se Maqedonia nuk do të ketë vështirësi që të plotësojë kriterin e parë ekonomik – transformim të ekonomisë në ekonomi funksionale tregu, por më të vështirë do ta ketë përshtatjen e ekonomisë për konkurrencë efektive në tregun e vetëm BE e zgjeruar.

Kjo vërtetohet edhe me raportin e fundit të BE-së mbi përparimin, ku thuhet se “në raport me zhvillimin dhe ekzistimin e ekonomisë funksionale të tregut, shteti dëshmon nivel të mirë të përgatitjes, kurse në raport me kapacitetin për ballafaqim me konkurrencën dhe fuqitë e tregut në BE, Maqedonia tregon përparim të matur ose modest”. Shkaqet i shikojmë te politika e keqe buxhetore e cila është e drejtuar kah masave afatshkurtra në vend të qëllimeve (dhe konsolidimit) afatgjatë, qasjes së kufizuar te të hollat dhe prodhimtaria e cila nuk ka vlerë të shtuar të lartë.

Biznesmenët maqedonas janë të vetëdijshëm mbi sfidat, por shikojnë mundësi enorme për nxitje të ekonomisë dhe investimeve në procesin e negociatave dhe hyrjes në Bashkim. Pothuajse janë të njëzëshëm se negociatat dhe anëtarësimi në BE dhe hyrja në NATO do të kenë efekt pozitiv mbi ambientin ekonomik.

“Me anëtarësimin e shtetit në NATO do të hapet mundësi për plasman të prodhimeve dhe shërbimeve për nevojat e Aleancës, e cila tani bashkëpunon me 16 milionë furnizues për ofertë të 32 milionë prodhimeve”, konsideron Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Sipas tij, perspektivat e tilla nëpërmjet numrave do të jenë stimul për kompanitë vendase që të punojnë aktivisht në zmadhimin e konkurrencës së proceseve prodhuese, në specializimin e prodhimtarisë dhe për realizim më të madh të ekonomisë në madhësi. Gjithashtu, do të nxiten të krijojnë ambient afarist i cili, midis të tjerash, do të ketë për qëllim të mbajë edhe fuqinë cilësore të punës, në kushte të migrimit masiv të kuadrove të kualifikuara para së gjithash në shtetet e zhvilluara në Bashkimit Evropian.

Shtefan Peter, njeriu i parë i EVN Maqedonisë, e theksoi rëndësinë e BE-së si organizatë politike, por edhe më e rëndësishme, si organizatë ekonomike të cilën e përbëjnë 28 vende, qëllimi i të cilës është promovimi i harmonisë nëpërmjet krijimit të tregut të vetëm, kështu do të mundësohet lëvizje e lirë e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

“Nga përvoja ime katërvjeçare në shtet, e di se mbi 99 përqind e kompanive të Maqedonisë janë NVM, pjesëmarrja e të cilave në PBV është më tepër se 50 përqind. Prandaj, bizneset varen nga anëtarësimi në BE. Vetë anëtarësimi është me rëndësi vitale për zhvillimin e NVM-së nëpërmjet granteve të mundshme të cilat përbëjnë madje edhe më tepër se një miliarda euro. Nga ana tjetër, qytetarët e Maqedonisë bëhen qytetarë të Evropës së bashkuar. Kjo u jep liri të jetojnë, të punojnë dhe të pensionohen kudo në Evropë”, thotë Peter. Kolegu i tij, drejtori i Fabrikës së çimentos “Usje” thekson se të gjitha analizat dhe faktet dëshmojnë se stabiliteti politik në Maqedoni dhe afrimi në BE dhe NATO kanë efekt pozitiv mbi ekonominë.

“Hyrja në NATO, kurse mandej edhe në BE do të kontribuojë mbi zmadhimin e investimeve të huaja në shtet, në të njëjtën kohë do të nxitë edhe investime më të mëdha nga kompanitë vendase”, thotë drejtori Boris Hrisafov.

Për Zoran Kostovskin nga “Alkaloidi” familja evropiane i përcakton të gjitha ato momente ku ekonomia, biznesi, lëvizja e përgjithshme është përcaktuar sipas standardeve dhe normave të cilat ndoshta do të jenë të vështira për zbatim, por do të jenë në dobi të të gjithë qytetarëve.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Maja Stevkovska Shterieva, drejtorja kryesore financiare e Bankës Komerciale.

Сите објави од: Artikuj Eureka

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој