Pse në BE, kur ajo nuk është ekonomia udhëheqëse?

BE-ja është ekonomia e dytë më e madhe në botë me treg unik të 28 shteteve dhe me mbi 500 milionë konsumatorë. Prodhimi Bruto-Vendor (PBV) i Bashkimit Evropian në vitin 2017 është më i madh se PBV-ja e SHBA-së dhe përfshin 15,3 trilionë euro. Euroja është valuta e dytë më e fortë në botë dhe valuta e dytë më e përdorur në tregti, menjëherë pas dollarit amerikan. Edhe pse në BE jetojnë 6,9%  e popullatës botërore, tregtia e BE-së me shtetet e tjera të botës përbën 15,6% të importit dhe eksportit botëror.

Bashkimi Evropian ka model ekonomik i cili është solidar dhe i drejtë, përkatësisht funksionon në bazë të tri parimeve: progres ekonomik, standard i lartë jetësor dhe kushte të mira për punë. Me pranimin në BE, Maqedonia do të ketë mundësi për zhvillim të ekonomisë nacionale si pjesë e ekonomisë së dytë në botë.

Сите објави од: Ekonomi

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој