Çfarë fitojnë sipërmarrësit tanë pas hyrjes në BE?

Sipërmarrësit fitojnë qasje te tregu unik me mbi 500 milionë konsumatorë pa dogana dhe kufizime të tjera importuese, që u mundësojnë tregtarëve nga të gjitha shtetet anëtare të konkurrojnë nën kushte të barabarta. Në BE, pa kufij dhe dogana, do të ketë lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, kurse ekonomia do të jetë më konkurrente sepse do të ulën në mënyrë drastike shpenzimet e prodhimtarisë dhe të udhëheqjes së biznesit në përgjithësi.

Njëkohësisht, është e rëndësishme të përmendet se me hyrjen në BE, firmat maqedonase do të kenë qasje te kreditë me norma më të ulëta të kamatave, që është nxitje shtesë për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë. Si shembull për fitimet nga shtetet e rajonit, në Rumani, në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2013 investimet e Politikës rajonale të BE-së janë në shumë prej 15,4 miliarda eurosh. Si rezultat i investimeve të Fondit evropian për zhvillim rajonal dhe nga Fondi i kohezionit janë mbështetur 2.900 ndërmarrje të mesme dhe të vogla dhe 101 startap ndërmarrje, kurse janë hapur 35.000 vende pune.

Сите објави од: Ekonomi

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој