A do të zmadhohen të hyrat e bujqve?

Përvojat në bujqësi të shteteve anëtare pas hyrjes në BE janë pozitive. Për shembull, në periudhën midis 2000 dhe 2007 në Lituani të hyrat janë zmadhuar trefish; në Estoni, letoni dhe Poloni janë zmadhuar dyfish; kurse në Çeki dhe Sllovaki janë zmadhuar me 50%.

Sipas projeksioneve të BE-së për periudhën 2013-2020 të hyrat bujqësore priten të rriten deri në 45% te grupi i fundit i 10 shteteve anëtare, plus Kroacinë. Kjo do të arrihet falë subvencioneve që i marrin shtetet e reja anëtare, por dhe falë fondeve të reja që i kanë në dispozicion.

Kur bëhet fjalë, për të hyrat e çdo bujku, kjo varet nga shumë faktorë, por është e rëndësishme të përmendet këtu se edhe BE-ja kujdeset për të gjitha ekonomitë bujqësore dhe me reformën e fundit në përputhje me qëllimet dhe llogaritjet e vendosura, synon që një ekonomi bujqësore familjare standarde të mos ketë të hyra nën 25.000 euro.

Сите објави од: Bujqësi

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој