Në Malin e Zi, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Malit të Zi, në gjysmën e parë të vitit 2018 investimet e huaja në shtet janë zmadhuar dyfish në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2017. Kështu, të hyrat e përgjithshme të investimeve nga shtetet anëtare të  NATO-s në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 janë 215, 2 milionë euro, kështu që janë mjaft më të mëdha krahasuar me të njëjtën periudhë në 2017, kur kanë qenë 96,6 milionë euro.

Pjesa më e madhe e investimeve të huaja janë nga shtetet anëtare të NATO-s si: Italia (18%), Hungaria (13,6%), Turqia (7,3%) dhe Belgjika (2,8%). Sa për rikujtim, Mali i Zi u bë anëtar i NATOS në korrik të vitit 2017.

Në Shqipëri sipas të dhënave të INSTAT (Instituti i Statistikave – Shqipëri) numri i kompanive të huaja dhe investimeve të përbashkëta në vitin 2010, krahasuar me vitin 2008 janë zmadhuar për 38,7%. Sa për rikujtim Shqipëria iu bashkëngjit NATO-s në prill të vitit 2009.

Сите објави од: Pyetje dhe përgjigje për NATO

#ЗачекориНапред  #изборотЕтвој